Gjatë përditësimit të shifrave të koronavirusit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot një rast të ri me koronavirus në qytetin e Lushnjës.
Mësohet se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet dhe që mund të ketë pasur kontakte me shumë persona
Mësohet se ai ka pasur temperaturë të lartë prej disa ditësh dhe për këtë arsye i është bërë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv. Biznesmeni ka në pronësi të tij një aktivitet tregtar dhe përpunues të produkteve bujqësore raporton Dosja.al.
Menjëherë ISHP ka fillur hetimin për të gjithë kontaktet e fundit që ka pasur biznesmeni. Testimet kanë nisur me nëntë pjestarë të tjerë të familjes së biznesmenit, dhe më pas do të vijojnë me punëonjësit e tij.
Prej disa ditësh në Lushnjë, vatra ishte shuar pasi nuk ishin shënuar raste të reja përveç ditës së sotme. Ndërkohë nuk dihet se nga është infektuar biznesmeni.