“Starlink” lidh Shqipërinë me botën/ Njoftimi i Musk: Shërbimi aktiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Interneti satelitor në Shqipëri tashmë është realitet. Miliarderi Elon Musk njofton përmes rrjetit të tij social X se ‘starlink’ kompania e vetme që ofron këtë lloj shërbimi në botë tashmë ka futur edhe Shqipërisë në hapësirë europiane ku ofron këtë shërbim.

Musk njofton se tashmë të gjithë banorët në Shqipëri mund të behën përfitues të këtij shërbimi që prej kësaj të marte.

Këtë zhvillim e përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili i uroi mirëseardhjen në vendin tonë Elon Musk-ut dhe kompanisë se tij inovative.

Por çfarë është interneti i Starlink?

Është interneti që transmetohet për herë të parë me valë satelitore. Në banesë shërbimi ofrohet përmes një pajisjeje që tërheq valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të cilët janë të pozicionuar në lartesitë e ulëta të orbitës së tokës deri ne 500 kilometra mbi sipërfaqe.

Cilësia që ofrohet nga Starlink është shpesh herë me e lartë dhe më e shpejtë se ajo e kabllorëve dhe sipas përshtypjeve të para qe ekur ky produkt iu ofrua publikut rrjeti nuk ka luhatje. Nëse dikush porosit produktin starlink, do të paguajë fillimisht, kutinë e pajisjeve bazë të nevojshme për të tërhequr valët satelitore dhe shpërndarjen në banesë.

Një panel në formë katrore instalohet me drejtim nga qielli dhe me pas bëhet e mundur shpërndarja në banese. Si çdo produkt i ngjashëm, edhe starlink vjen në plane të ndryshme, për individë familje apo edhe biznese. Sipas një kontrolli të thjeshtë në faqen zyrtarë, një abonim i thjesht mujor kushton 6500 në muaj./E.T

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

Lajme të tjera

Web TV