Studentja kritika ministrave: Nuk na mbështesni,qiratë në stratosferë, bursa 10 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Rinia nuk ka mbështetje’, kështu u shpreh një studente e Fakultetit të Drejtësisë në një aktivitet të zhvilluar nga Ministria për Mbështetjen e Rinisë dhe Fëmijëve, që kishte në fokus edukimin financiar që në moshë të hershme.

“Gjatë gjithë kohës ju folët, vetëm për investime, depozitim e kursim. Po fitimi? Në këndvështrimin tim personal rinia nuk ka aspak mbështetje për punë, që nga studentët, kemi një bursë mediokre sepse nuk mendoj se ajo bursa prej 10-mijë lekësh të reja është ndonjë suport, sidomos për studentët që vijnë nga rrethet”, u shpreh studentja.

Elira Sulshabani, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, teksa kërkoi më shumë mbështetje nga shteti, u shpreh se shumë flitet e asgjë konkrete s’ka për të rinjtë, që po përballen me çmime stratosferike të qirave të apartamenteve.“Po ashtu mendoj edhe rrogat mund të marrin studentët nuk janë fare mbështetëse, duke marrë parasysh, përjashtuar ata që jetojnë në konvikte, sepse në konvikte nuk mund të rehabilitohen të gjithë studentët e Tiranës, qiratë e shtëpive janë në stratosferë që nuk mendoj që një student mund ti përballojë vetëm. A nuk mendoni se duhet të merrni nisma të tjera për të mbështetur studentët për të gjetur punë? Ndoshta të merrni nisma si në ministri, si ministre e rinisë që të  hapni punë të reja? Ju çfarë do të bëni për rininë, se deri më tani për rininë folët por asgjë nuk u tha, konkretisht?”, u shpreh studentja në aktivitetin e organizuar në Kuadër të Javës Globale të Parasë./E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV