Media gjermane, jehonë protestave para Bashkisë së Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protestat që janë bërë ditët e fundit kundër kryebashkiakut Erion Veliaj para Bashkisë së Tiranës, kanë bërë jehonë dhe në mediat gjermane. Bild shkruan se përfshirja drejtpërdrejtë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ka nxitur protesta masive në Tiranë. Theksi i shkrimit të gazetës BILD është tek korrupsioni dhe paratë e pista që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë më shtrenjtë se në Hamburg.

Gazeta prestigjioze gjermane, Bild i ka bërë jehonë aferës së korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. “Një skandal i madh korrupsioni po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashkiaku socialist kërcënohet nga hetimi. Politikanët kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe Kryetari I Bashkisë.”.

Protestat e mijërave qytetarëve përpara bashkisë së Tiranë kundër korrupsionit dhe parave të pista janë publikuar dhe në median gjermane, ku theksi vendoset tek paratë e pista dhe çmimet e apartamenteve më të shtrenjta se në Hamburg.

“Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstruar kundër kryebashkiakut socialist Erion Veliaj (44), i cili konsiderohet pasardhësi i preferuar i kryeministrit Edi Rama (59). U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administrative.

Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashkiakut të qytetit të Tiranës në lulëzim – kjo është një pikë e tepërt për demonstruesit në Tiranë, ku mijëra apartamente të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut.”
Në artikullin gjerman përmendet dhe megaafera e djegësve./O.S

Të fundit

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta...

Lajme të tjera

Web TV