Psikologët shpjegojnë teknikat e njohjeve ‘online’ që funksionojnë çdo herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshtypja e parë besohet se është me rëndësi të madhe që një takim të kthehet në lulëzimin e një romance, ose përndryshe në një ‘mirupafshim’ të thatë pas disa pijeve, shkruan rrjeti Ladbible.

Prandaj ekspertët ka bërë përpara me disa këshilla të zgjedhura si dhe një teknikë për të cilën thonë se duhet të jetë e pandarë në lojën tuaj të joshjes

Studiuesit norvegjezë kanë krijuar një strategji të ‘flirtimit’ në bashkëpunim me universitetet Bucknell dhe University of New York në SHBA.

Ata anlizuan në një grup prej 1,000 pjesëmarrësish në anketim dhe u fokusuan në 40 teknika afrimi për të parë se cila duhej eliminuar.

Ajo që njihet si ‘teoria e strategjisë seksuale” u përdor si premisa e kërkimit,  e cila ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes nga njerëzit të partnerit të tyre të ardhshëm.

“Ndryshimet individuale në moshë, besim fetar apo sjellje personale dhe preferenca seksuale, nuk kishin shumë ndikim në zgjedhjen e partnerëve,” thotë një nga profesorët e studimit, Mons Bendixen.

Ndërsa studiuesi tjetër Leif Edward Ottesen Kennair: “Flirtimi ka të bëjë me sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit, dhe kjo bëhet për të tërhequr partnerë të mundshëm.

“Si burrat dhe gratë flirtojnë për të tërhequr vëmendjen e një partneri të dëshiruar, ose ndoshta për të arritur një rezultat romantik prej kësaj”.

“Ajo që është më efektive varet nga gjinia juaj dhe nëse qëllimi i flirtimit është për një njohje të shkurtër apo afatgjatë”.

Studimi zbuloi se ajo që funksiononte në çdo rast ishte të qenit zbavitës dhe të tregoje që kishe sens humori.

Kennair shpjegonte: “Njerëzit besojnë se humori ose aftësia për të bërë të tjerët për të qeshur është më e efektshme për burrat që kërkojnë lidhje afatgjatë”.

Lexo edhe :  Si të kesh shtëpi më të freskët, pa kondicioner

“Por është më pak e efektshme për gra që kërkojnë një partner seksual të rastit. Por gjithsesi të qeshurat ose nënqeshjet ndaj shakave të një personi, janë një taktikë flirtimi për të dyja sekset”.

Rebecca Burch, bashkë-autore e studimit tha: “Nuk është efektive vetëm të tregosh se ke humor, por për gratë është e rëndësishme t’ia tregosh partnerit tënd të mundshme se ti beson se ai është me humor”./O.S

Të fundit

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, çfarë ndodhi?

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një studio televizive nëse janë mundësitë...

Italia fali zyrtarisht atentatorin turk të Papës

  Në vitin 2000, kur Italia fali zyrtarisht Ali Mehmet Agcën, atentatorin turk që kishte qëlluar Papa Gjon Palin II në Sheshin e Shën Pjetrit...

Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në...

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin...

Lajme të tjera

Web TV