Ka arritur në 152,271 numri i të infektuarve me koronavirus në Itali, ku vetëm sot u regjistruan 1996 raste të reja, një numër më i lartë se dje.
Gjithashtu edhe numri i viktimave është më i lartë se dje, 619 persona humbën jetën 24 orët e fundit, ndërsa dje u regjistruan 570 viktima, duke e çuar numrin total në 19,468.
Sot, 3,381 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 116 më pak se dje./fjala.al