Pronat e falsifikuara në Spitallë/ Gjykata lë në burg ish-zyrtarët e Hipotekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi mesditën e kësaj të diele masën e sigurisë arrest me burg për ish-zyrtarët e hipotekës të cilët akuzohen për falsifikim pronash në Spitallë.

Më konrektisht arrest me burg për:

-Lirim Xhameta, 58 vjeç dhe Dashnor Taulla., 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-Leonard Kadrimi, ish-zv/drejtori i Hipotekës së Durrësit ( 2018-2020).

Në kërkim:

-M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, 9 të tjerë, Muzejen Xhameta, 55 vjeçe, Klaudio Xhameta, 34 vjeç, Ëngjëll Taulla., 63 vjeç, Kastriot Taulla, 58 vjeç, Shkëlqim Taulla, 66 vjeç, Shqiponjë Vaka., 68 vjeçe, Bukuroshe Bega, 59 vjeçe, Oliver Xhamuça., 46 vjeç dhe Aida Kila, 47 vjeçe (ish-juriste e ASHK Durrës), janë nën masën e sigurisë detyrim për paraqitje.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua tre ditë më parë ku u sekuestrua rreth 500 mijë metra katrorë tokë publike dhe rezultoi se personat e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet, duke zhveshur nga pronësia tokat që i përksinin shtetit shqiptar dhe kalimin e tyre personave pa të drejtë./O.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Lajme të tjera

Web TV