Industria e kanabisit në SHBA në krizë, nuk po përfitojnë nga paratë federale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pronarët e dyqaneve të kanabisit janë duke bërë thirrje që të përfshihen në paketën e ndihmave të qeverisë, në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Edhe pse Qeveria federale ka miratuar një paketë prej 350 miliardë dollarë për bizneset e vogla, shitësit e kanabisit nuk mund të përfitojnë prej saj.

Shitja dhe konsumimi i kanabisit është i lejuar në 34 shtete të SHBA-së, por ende nuk është pranuar në nivel federal. Për këtë arsye bankat kanë frikë të japin kredi për bizneset e vogla të kësaj industrie pasi rrezikojnë të thyejnë ligjin federal.

Por të gjendur në vështirësi nga izolimi, pronarët e dyqaneve të kanabisit thonë se duan ndihmë të menjëhershme pasi rrezikojnë falimentimin. Kërkesa për kanabis vijon të jetë e lartë në kushtet e karantinës, por shumë prej bizneseve nuk kanë përfituar lincencën për transportin.

Industria e kanabisit është një prej industrive me rritjen më të shpejtë në SHBA, me 243 mijë vende pune dhe 13 miliardë dollarë shitje të regjistruara vitin e kaluar.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV