Çfarë ndikimi ka kafeja e zezë (turke) në shëndetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeja në mëngjes për shumëkënd është ai eliksir që i ndihmon njerëzit të zgjohen nga gjumi dhe të marrin gjithë dozën e nevojshme të energjisë për të përballuar ditën. Por, duket se kafeja e zezë (kafeja turke) shkon përtej kënaqësisë së shqisave, duke sjellë edhe përfitime shëndetësore.

Kafeina në kafe është një stimulues i sistemit nervor qendror, duke “përshpejtuar gjithçka” në trup dhe tru, sipas “Shoqatës Amerikane të Mjekësisë”. “Ajo rrit nivelet tuaja të energjisë dhe ulë ndjenjat e lodhjes,” thotë Lisa Young, dietologe në New York.

Por, cilat janë përfitimet e vërteta?

Sipas “U.S. Department of Agriculture”, një filxhan kafe e përgatitur me ujë përmban:

-2 kalori

-0 gram yndyrë

-0.3 gramë proteina

-95 miligramë kafeinë

-116 miligramë kalium

-4 miligramë natrium

Kafeja e zezë nuk ka karbohidrate, kolesterol apo fibra. Ajo përmban pak kalcium, magnez, fosfor dhe folate.

Përfitimet e kafesë së zezë

Kokrrat e kafesë kanë më shumë se 100 përbërës biologjikisht aktivë, duke përfshirë edhe antioksidantë të fuqishëm. Të gjitha këto ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, forcimin e metabolizmit, pengojnë thithjen e yndyrës nga zorrët dhe bllokojnë receptorët e përfshirë me ritme jonormale të zemrës, sipas një studimi të prezantuar në “American College of Cardiology” dy vite më parë.

Shëndeti i zemrës

Dy deri në tre filxhanë kafe në ditë ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të ritmit të këtij organi. Njerëzit që pinë 1,5 deri në 3,5 filxhanë në ditë pa shtuar sheqer, kanë 16% deri në 21% më pak gjasa të vdesin sesa njerëzit që nuk pinë fare kafe.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjell

Humbje peshe

Konsumimi i moderuar i kafesë me kafeinë mund të vlejë edhe në strategjinë e menaxhimit të peshës, sepse kafeja ul oreksin dhe ndikon në metabolizmin tuaj.

Shëndeti i trurit

Një studim i vitit 2021 zbuloi se njerëzit që pinin katër deri në gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin mundësi më të pakta të goditjes në tru dhe demencës.

Kafeja përmirëson humorin

Në doza të ulëta, kafeina mund të ketë ndikim edhe në çështjen e depresionit. Kjo për shkak se kafeina stimulon dopaminën, një kimikat në tru që luan rol në motivimin e kënaqësisë dhe humorit të mirë./E.Ç

Të fundit

Dasma përfundon në tragjedi/ Nusja qëllohet për vdekje nga disa persona të maskuar

Një nga sulmuesit e dyshuar është vrarë gjatë një përplasjeje të armatosur, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar janë...

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në centralet bërthamore të Iranit. Të...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Brexit: Fundi i një iluzioni apo fillimi i një rrëfimi të ri britanik?

23 qershor 2016: Nga referendumi drejt ndarjejes që tronditi Europën dhe vetë Britaninë nga Leonard Veizi Ka çaste në historinë e një kombi kur zgjedhjet politike...

Lajme të tjera

Web TV