Shoqata e të verbërve: Qeveria po na diskriminon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e të verbërve thotë se qeveria po i diskriminon duke mos i shpërblyer ata për fundvit.

Kreu i Shoqatës së të Verbërve Ardian Hysa thotë se qeveria nuk ka akorduar një fond shpërblimi ashtu siç bëri me pensionistët, duke i lënë të verbrit në mëshirën e fatit.

Qeveria ka mbajtur një qëndrim diskriminues ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe veçanërisht ndaj të verbërve. Ne vlerësojmë pozitivisht faktin që qeveria ka akorduar një shpërblim për fundviti për pensionistët për invalidët e punës dhe për ata që marrin  pension social. Ashtu sikurse ne nuk mund të pajtohemi me qëndrimin diskriminues të kësaj qeveria ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe të verbërve duke mos akorduar, duke i përjashtuar ata ndryshe nga pensionistët e fundvitit nga përfitimi i shpërblimit të fundvitit”, ka theksuar Hysaj.

Sipas Hysajt, disa bashki nuk kanë zbatuar urdhrin e ministrisë së Financave për të shpërndarë pagesat e pensionistëve, invalidëve të punës, të verbërve.

Duke mos mjaftuar kaq, ata ndryshe nga udhëzimi që ka nxjerrë ministrja e Financës,  ku thuhet që do të lëvrohen dhe do të jepen pagesat e pensionistëve, invalidëve të punës, të verbërve ka ndodhur e kundërta. Prandaj ne i bëjmë thirrje qeverisë që është një detyrim ligjor që këto pagesa të jepen brenda muajit, përndryshe këto veprime do të konsiderohen si shpërdorim detyre dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë që në bashkitë ku nuk është zbatuar ky detyrim ligjore të bëjë procedimet përkatëse për personat që nuk kanë zbatuar detyrën.  Qeveria të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj personave me aftësi të kufizuar dhe të verbër”, është shprehur ai.

Të fundit

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre...

Aksident i rëndë në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Janaq Kumi”. Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një...

Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa Leao, i cili u provua...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Lajme të tjera

Web TV