Shqipëria kryeson trafikun ajror, rritje e numrit të vizitorëve në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria kryeson përsëri në muajin shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Evropës.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh krenar për këtë arritje të vendit.

“Lart e më lart. Shqipëria kryeson përsëri në shkurt 2024, me rritjen më mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në tabelën e klasifikimit ndërkombëtar të ACI për aeroportet e Europës. Vendi ynë i bukur mikpret botën që vjen çdo muaj e më shumë drejt nesh”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau në rrjetet sociale statistikat e publikuara nga ACI (Airports Council Intenational).

Kryeministri theksoi se “kjo do të thotë më shumë ekonomi, më shumë punë, më shumë prodhim vendas, më shumë tregti, më shumë konsum, më shumë të ardhura për vendin e për familjet e përfshira në zinxhirin e gjatë të vlerës së industrisë së turizmit”

Sipas këtyre statistikave, Shqipëria shënoi një rritje me 227.9% të trafikut të pasagjerëve në shkurt 2024, krahasuar me vitin 2019.

Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh./e.t

Të fundit

Brad Pitt në zi, ndahet nga jeta nëna e tij 84-vjeçare

Aktori i njohur i Hollivudit, Brad Pitt, është tronditur nga një lajm i hidhur në familje. Nëna e tij,...

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar për prodhim është rezervuar prej...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Mladen Milinkovic është trajneri i ri i Partizani. Pasi mbylli aventurën e tij në Malin e Zi me Buducnost Podgorica, tekniku serb ka vendosur...

Zjarr në Finiq, Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në terren

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për...

Lajme të tjera

Web TV