Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë nga ndarë pamje të projekteve të shkollës, ndërsa ën me dije se bëhet fjalë për shkollat “Kolë Idromeno”, “Ndre Mjeda”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një finnacim prej 4.5 milionë eurosh.

“Një lajm i mirë për Shkodrën e dijes, traditave e kulturës, ku do të çelim investimet e shumëpritura në pesë shkolla të qytetit.

Nga rilindja e plotë e shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda”, tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milion euro të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës, nis puna për t’i ndryshuar faqe insfrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut”, shkruan ai./e.t

Të fundit

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

“Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!”

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies. Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita...

Lajme të tjera

Web TV