Studimi: Një në katër fëmijë midis moshës 5 dhe 7 vjeç zotëron një telefon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telefonat inteligjentë dhe tabletët po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar, jo vetëm tek të rinjtë, por edhe tek fëmijët: sipas një studimi të ri nga Ofcom (“Office of Communications”, rregullatori i pavarur për kompanitë e komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar), rreth një në katër fëmijë, midis moshës nga pesë dhe shtatë vjeç, zotërojnë një smartphone dhe tre të katërtat përdorin një tablet ose kompjuter.

Në raportin e tij vjetor për fëmijët dhe botën në internet, Ofcom raportoi se numri i fëmijëve të moshës pesë deri në shtatë që shkojnë në internet për të dërguar mesazhe ose për të bërë thirrje zanore dhe video është rritur me 6% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 65%. Gjysma shikojnë përmbajtje të drejtpërdrejta, ndërsa vitin e kaluar përqindja ishte 39%.

Është gjithnjë e më e zakonshme që fëmijët të përdorin mediat sociale gjithashtu: 38% e tyre e bëjnë këtë, pavarësisht se këto site kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç për të krijuar një llogari. Nga ana tjetër, sipas sondazhit, vetëm një e treta e prindërve i dinë kërkesat minimale të moshës për përdorimin e platformave. Dhe, ndërsa 42% e prindërve thonë se përdorin mediat sociale me fëmijët e tyre, 32% pranojnë se fëmijët i përdorin vetë. Numri i prindërve që dëshirojnë t’i lejojnë fëmijët e tyre të kenë një profil në rrjetet sociale përpara se të arrijnë moshën minimale të kërkuar është rritur gjithashtu nga 25% në 30%.

«Ndërsa shqetësimet e prindërve rriten ndjeshëm, respektimi i rregullave duket se zvogëlohet,—shpjegon raporti,—ndoshta pjesërisht për shkak të paaftësisë së tyre për të ndërhyrë në jetën e fëmijëve të tyre në internet.»

Për shumë vite, Ofcom thotë se ka pyetur veten “nëse prindërit besojnë se përfitimet e shfletimit në internet të fëmijëve të tyre i tejkalojnë rreziqet. Dhe kur ndryshuam pyetjen në vitin 2022, duke ndarë lojërat, mediat sociale dhe të qenit online në përgjithësi, pamë se prindërit i shihnin lojërat dhe përdorimin e mediave sociale të fëmijëve të tyre si më të rrezikshëm sesa të dobishëm, megjithëse 57% e prindërve të fëmijëve të moshës mes moshës nga 5 dhe 15 mendojnë se të jesh online në përgjithësi është një gjë e mirë.”/E.Ç

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV