ARRSH nxjerr njoftimin/ Si paraqitet situata në rrugë nga dëbora dhe reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim për situatën e rrugëve pas reshjeve të shiut dhe të dëborës që përfshinë vendin gjatë kësaj të diele.

ARRSH njofton se ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh në akset Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin, Vau i Dejës-Mjedë, Ura e Kirit-Vau i Dejës, Ura e Bunës-Muriqan, Vau i Dejës-Pukë-Kalimash.

Ndërkohë, borë ka pasur në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali- Fierzë, B.Curri-Valbonë, Kukës -Vasije – Peshkopi, Kuben-Vasije, Kukës-Bushtricë (Vasije), Boboshticë, Dardhë, Voskopojë dhe Korçë.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset, ndërsa vijon puna për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

“Gjatë ditës së sotme reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset: Lezhë-Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Shëngjin , Vau i Dejës-Mjedë, Ura e Kirit-Vau i Dejës, Ura e Bunës-Muriqan, Vau i Dejës-Pukë-Kalimash.

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën pa ndërprerje për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme për një qarkullim të sigurt.

Në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali- Fierzë, B.Curri-Valbonë, Kukës -Vasije – Peshkopi, Kuben-Vasije, Kukës-Bushtricë (Vasije), Boboshticë, Dardhë, Voskopojë dhe Korçë vijon prezenca e rreshjeve të dëborës, mjetet borëpastruese vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës

Qarkullimi në të gjitha akset kryhet pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, theksoi ARRSH./    S.M

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV