KQZ e konfirmon: Ka dështuar votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka konfirmuar se ka dështuar votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri.

Në konferencën për media, ai tha se në katër komunat veriore ka pasur gjithsej 253 votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve ju njoftojmë se 23 qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00.

Në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre është si në vijim: Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçan asnjë votues, Mitrovicë e Veriut 111 votues.

Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistuar siç kërkohet në nenin 72 të ligjit për vetëqeverisjen lokale. Pra nuk është arritur 50 për qind + 1 i domosdoshëm.

Andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha ai./   S.M

Të fundit

A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

NGA MERO BAZE Në gjithë daljet e fundit të Argita Berishës, ka një përpjekje për ta paraqitur mundësinë e saj...

Identifikohet efektivja, kush është 21-vjeçarja që i dha fund jetës në Tiranë (EMRI)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në Tiranë, teksa një efektive policie 21-vjeç ka...

Ra nga çatia e një ndërtesë/ Komuna e Prishtinës e dëmshpërblen me 110 mijë € 23-vjeçaren

Komuna e Prishtinës ka dëmshpërblyer me 110 mijë euro 23-vjeçaren që ra nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës. 23-vjeçarja Eliza Ujkani shpëtoi...

Tensionohet situata/Rusia ‘fshin’ kufirin detar me Estoninë, reagojnë menjëherë BE e NATO

Rusia nuk mund t’i rezistojë testimit të ujërave të Balltikut. Vetëm një ditë pasi ministria e mbrojtjes e Kremlinit fshiu rivizatimin e kufijve në Detin...

Detajet/ Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja e policisë

Një efektive policie 22-vjeçe, e identifikuar si A.L, ka vrarë veten me armë e shërbimit. Ngjarja është regjistruar në kryeqytet te pallatet e Grand te...

Lajme të tjera

Web TV