A e dini se ekziston një qytet vetëm për beqarët? Ja vendndodhja dhe fakte interesante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beqarët po dominojnë rrugët e Milanos. Të dhënat e fundit zbulojnë se lindshmëria ka rënë, ka shumë të huaj dhe pak vendas, shkruajnë mediat italiane.

Në Milano askush nuk duket se ka ndërmend të krijojë një familje. Mendohet se fajin e ka kriza ekonomike, por situata është edhe më alarmante. Milano është plot me njerëz të vetmuar.

Numri i çifteve të ndara po rritet, po ashtu edhe numri i njerëzve të rinj e të vjetër që nuk duan të angazhohen. E vërteta, sipas vlerësimeve të fundit, është se ndjenjat janë bërë po aq të ftohta sa edhe kostot për çdo person.

E përkthyer në shifra do të thotë: Mosha mesatare e banorëve në Komunë është rreth 48 vjeç, më pak të sapolindur se të vdekur.
Një tjetër fakt alarmues që bllokon ndërrimin e brezave. Nga 1 milion e 417 mijë banorë, 483 mijë janë familje të konfirmuara. 56% e të cilave përbëhen nga vetëm një person.

Gratë janë pak më shumë se meshkujt: 51.1 përqind kundrejt 48.5 përqind.

Nga 21 për qind të sapolindurve, 1/4 është me origjinë joitaliane. Sipas raportit, vitin e kaluar kishte 9400 djem dhe vajza të porsalindura, me një ulje progresive prej 10 për qind.

Gjithnjë e më pak njerëz martohen në kishë. Vetëm 23 përqind e çifteve zgjedhin një ceremoni të shenjtë.

Vdekjet i tejkalojnë shumë lindjet: 14,029 në vitin 2023, për dy të tretat e të cilave u zgjodh djegia në vend të varrimit./    S.M

Të fundit

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane Partia Demokrate Partia Demokrate njihet si mbështetëse e...

“Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël”/ Osmani kujton fjalët e vogëlushit

Pasi Kombet e Bashkuara miratuan Rezulutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se njohja është...

Sara Gjordeni emocionon me fjalët për beben që pritet të vijë në jetë

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu...

Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump “luftë” për votat e grave

Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në Shtete të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim strategjive të...

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për BBC krenarinë për aftësitë artistike...

Lajme të tjera

Web TV