Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha.
Berisha u dënua me gjobë prej 500 mijë lekësh për shpifje pas padisë nga kryeministri Edi Rama.
Vendimi në favor të kryeministrit Rama u dha nga gjyqtarja, Marjana Shegani.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paditi Berishën në marsin e këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shitje të detit fqinjëve grekë.
Rama kërkoi në atë kohë shpërblim dëmi moral nga Berisha një shumë prej 100 mijë lekësh.
Gjithsej janë 40 padi që kryeministri Rama ka ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish-deputetët Jorida Tabaku, Ervin Salianji etj.