Rusia ka arritur numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,258 raste të reja me Covid-19.
Ditën e djeshme u raportuan 2,186 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 18,328.
Ndërkohë, 148 persona kanë humbur jetën nga virusi dhe Rusia ka përgatitur spitale të reja për të luftuar pandeminë.