Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e dinë efektin që ky zakon ka në tërësi, përtej argëtimit. Mike Kocsis, një ekspert i hormoneve paralajmëron se ky ritual ka ndikim të dëmshëm jo vetëm në aspektin hormonal, por edhe në cilësinë e gjumit.

“Simptomat e ndjesisë së frikës ose emocioneve ndikojnë te njëra-tjetra. Si pasojë, trupi reagon ndaj filmave apo programeve që kanë dramë apo ngjarje, njësoj si të ishin të dashuruar,” thotë Kocsis.

Sipas tij, rrahjet e zemrës rriten me 42%, presioni i gjakut gjithashtu, ndërsa trupi hyn në një modalitet përjetimi të jashtëzakonshëm. Sapo trupi kupton që jeni duke përjetuar diçka për shkak të asaj që po shihni në televizor, truri lëshon hormonin dopaminë.

Dopamina është një neurotransmetues që sekretohet nga hipotalamusi i trurit. Në fakt, lëshimi i papritur i dopaminës është arsyeja pse ne ‘shikojmë me qejf’ prodhime të ndryshme televizive.

Duket se ky zakon ndikon edhe në cilësinë e gjumit, pavarësisht asaj që shikoni në televizor.

Kocsis thotë se: “Shumica e njerëzve janë joaktivë para televizorit, duke u fokusuar vetëm në dritën blu që lëshon nga ekrani. Drita blu shtyp prodhimin e melatoninës, pra hormonit të gjumit, duke e shtyrë trurin të besojë se është ende ditë dhe për këtë arsye gjumi vonohet”.

Sipas ekspertëve të gjumit në Time4Sleep, mbi 50% (50.9%) e britanikëve kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit.

Por, ky studim nuk fokusohet vetëm te britanikët, por njerëzit e të gjitha kombësive, duke u përqëndruar në efektet që televizori ka si në aspektin e hormoneve, por ashtu edhe në cilësinë e gjumit.

Lexo edhe :  A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse përjetoni lodhje, luhatje humori apo ankth pas shikimit për orë të gjata të televizorit, atëherë sigurohuni që të ulni orët e qëndrimit para ekranit./E.Ç

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV