Foto/Kalimi te Milan, Ibrahimovic sheh kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zlatan Ibrahimovic ka firmosur për një rikthim te klubi i talian i Milan dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i të dyja palëve dhe prezantimi i sulmuesit te “Djalli”.

Prej ditësh mediet italiane kanë shkruar për kalimin e Ibras te kuqezinjtë,mirëpo vetëm dje ky lajm u tha me siguri të plotë.

Sulmuesi pritet të mbërrijë në Milano më 2 janar dhe kontrata e vendosur mes palëve është për një afat gjashtë mujor për një shifër prej 3.5 milionë euro dhe me të drejtë rinovimi më pas për një vit, nëse rezultatet do të jenë të pëlqyeshme, nga e cila Ibra do të përfitojë plus 7 milionë euro të tjera.

Ndonëse ai tashmë është në moshën 38-vjeç, fazë në të cilën botërisht futbollistët vendosin të mbyllin karrierë, kroati duket në superformë dhe pritet që t’i shkundë kuqezinjtë.

Drejtuesit e “Djallit” Maldini dhe Boban kanë shpresa të mëdha për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic dhe synojnë që kjo prurje të ndikojë mjaftueshëm të niveli i Milan, i cili këtë sezon ka pasur një performancë shumë të ulët.

Ibra pritet që të aktivizohet me kuqezinjtë më 6 janar në ndeshjen kundër Sampdorias, ku duhet theksuar se vjen pas një pauze që nga mesi i nëntorit. Ndonëse nuk ka bërë një komunikim zyrtar me mediet, në një postim në “Insta story”, sulmuesi ka publikuar një foto ku shfaqet me kostum të zi dhe sytë e kuq, që simbolizojnë ngjyrat e Milan. Kjo sipas medieve italiane është një shenjë që Ibra ka filluar të shikojë kuqezi./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV