“Këto 2 kategori do marrin ‘zero’ lekë” Ahmetaj sqaron ndarjen e paketës financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë mbrëmje ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar me tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët ditën e sotme nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Ahmetaj sqaroi se ato biznese që kanë përfituar nga paketa e parë ekonomike, 260 mijë lekë të vjetra do vijojnë t’i marrin për muajt që do vijojë kjo situatë, ndërsa të gjitha bizneset e vogla që nuk janë përfshirë tek paketa e parë dhe që rezultojnë të mbylla, por dhe ato biznese të vogla që janë të hapura por për shkak të situatës nuk kanë pasur punë, do të marrin një bonus 400 mijë lekësh të vjetra, por vetëm një herë raporton tvklan.

“Paketa do jenë në funksion të dinamikës ekonomike dhe të virusit

Për të punësuarit që është mbyllur biznesi, ata marrin tre paga 260 mijë lekë të vjetra, mars, prill dhe maj. Për ata që e kanë hapur biznesin por nuk punojnë dot për shkak të kufizimeve, përfitojnë një pagese të vetme prej 400 mijë lekë të vjetrash, një subvencionim, një bonos nga buxheti i shtetit.

Janë dy lloj kategorish brenda biznesit të vogël, ata që janë mbyllur me urdhër dhe ata që janë të hapur por është në një trajektore rënëse, qeveria ndërhyn me një pagesë të vetme.

Me përjashtime të dyqaneve të ushqimeve, farmacitë… çfarë kanë aktivitet për shkak të natyrës dhe situatës, ata nuk kanë problemin e biznesit të vogël normal, janë 12% që janë në punë normale. Po ashtu nuk përfitojnë ata që kanë profesione të lira, si avokatë, noterë… pra profesionet e lira sepse këta nuk janë tek kategoria e qytetarëve në nevojë.

Të fundit

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Lajme të tjera

Web TV