test

Si ka ndikuar deri tani, “fushata” e opozitës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Edhe duke qenë brënda shumicës qeverisëse, mund të bësh opozitë. Madje më efikase se opozita që bën sot opozita e rrënuar. Por si ka ndikuar opozita që bën opozita deri tani ? Si kanë ndikuar aksionet dhe akuzat, denoncimet dhe rrebelimet e saj?

Pa asnjë mëdyshje, duke parë, lexuar dhe dëgjuar, opinionet e qytetarëve, testimet e bëra me grupime të ndryshme politike në bazë, rezulton se Edi Rama, mbetet më i preferuari si kryeminister, kurse qeverisja e tij më e pranueshme nga shumica e qytetareve. Si ka mundësi kjo ? Fare thjeshtë. Shqiptarët nuk harrojnë, nuk pranojnë, dhe nuk besojnë më tek partia e atyre që vodhën, dogjën, shkaterruan vendin, paratë e pronat e tyre. Nuk besojnë më tek ata që qeverisën, vodhën vota dhe para taksapaguesish, tek ata që “nenin nr 1” të aksioneve të tyre kanë, flakadanin, shashkat, molotovin, kallashin. Kjo pra, e bën më të besueshëm, më të pranueshëm, dhe më të votueshëm Edi Ramën, Partinë Socialiste, dhe alternativën e tyre qeverisëse.

Ndikimi i opozitës së opozitës deri sot, ka qenë katastrofal. Pa ide, pa rregull, pa seriozitet, pa fakte, pa alternativa, pa asnjë program bindës, dhe mbi gjithçka tjetër, pa njerëzit e duhur, ku mund ti besosh nesër qeverisjen. Janë po ata që fituan miliona nga piramidat, nga shitja e pasurive publike, nga shitja e armatimeve, tregetia dhe kontrabanda, janë po ata që u mbushën me prona të paligjshme, dhe sot kanë mbushur selinë e asaj partie, që nuk mund ta quash as “demokratike” dhe as “konservatore”.

Broçkullat, akuzat pa fre, denoncimet rrugëve dhe rrugicave, gjuha e shfrenuar e përdorur majë ballkoneve dhe sallave parlamentare, fyerjet dhe sharjet ndaj kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, ndaj qeveritarëve dhe deputeteve të shumicës, veprimet antiligjore dhe negativitetet e tjera të mbartura në kujtesën e shqiptarëve, janë dështimi më spaktakolar i Rithemelimit, dhe boshtit opozitar. Edhe pse fushata e re elektorale po afron, ata nuk e kuptojnë akoma se, sa shumë vota kanë humbur edhe nga demokratët e bazës, pasi janë të njëjtët basarete, që kanë qenë qysh nga 1990, 1991, 1992, 1996, 1997, 2005, 2013, dhe deri sot.

Lexo edhe :  Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë

Pra, pse duhet ti besojnë shqiptarët, atyre që janë “trashur” në miliona euro, prona dhe pushtet ? Llogaria elektorale është e thjeshtë. Nuk mund të bësh sot, fushatë si në 1992, apo 1996, apo dhe në 2005, kur ke dështuar kudo, kur nuk ke njerëz, emra dhe figura bindëse, por vetëm një grusht njerëzish të kollarisur, hipur majë makinave të shtrenjta që ndërsejnë turmat e irrituara dhe dirigjuara nga i njëjti njeri./    S.M

Të fundit

Dyshohet se shkelën pronën e kryeministrit britanik/ Arrestohen 4 persona

Katër burra u arrestuan të martën me dyshimin për shkelje të ligjit, pasi hynë në territorin e pronave në...

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jorgo Goron

GJJKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga...

“Kini mendjen se po xhirojnë”/ Skandali te Onkologjiku, si ruheshin mjekët nga gazetarët

Denoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin vizitat dhe shërbimet në...

Plas sherri në Sarandë, 66-vjeçari godet me shkelma nipin dhe bashkëshorten e tij

Këtë të mërkurë, uniformat blu në Sarandë, kanë vënë në pranga një 66-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë. Në njoftimin e e policisë, thuhet se në...

Rritje e pagave për mësuesit, Manastirliu: Mesatarja do të jetë 950 euro

Nga rritja e pagave në administratën publike do të përfitojnë ndër të tjerë edhe 30 mijë punonjës në sistemin arsimor. Lajmin e bëri të ditur...

Lajme të tjera

Web TV