Koronavirusi godet Teatrin Bolshoi të Moskës, infektohen dhjetëra artistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra punonjës të Teatrit të famshëm Bolshoi në Moskë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë karantinuar në shtëpi, bëri të ditur të hënën drejtori i teatrit me famë botërore, Vladimir Urin.

34 punonjësit e infektuar të Bolshoit ishin asimptomatikë, por iu ndalua të mernin pjesë në një koncert live të organizuar me artistët më të mirë në një teatër të zbrazët. Shfaqja u transmetua të shtunën në televizionin shtetëror.

Urin pohoi se askush nga qindra njerëzit që ishin të përfshirë në organizimin e koncertit të Bolshoi “My Vmeste” (Ne jemi bashkë), asnjë nuk kishte rezultuar pozitiv. “Pa përjashtim, i gjithë personeli i teatrit, përfshirë rojet e sigurimit dhe inxhinierët, u testuan për koronavirus dy ditë para koncertit”- tha Urin sipas agjensisë shtetërore e lajmeve TASS.

“34 njerëz rezultuan pozitivë me koronavirus. Ata nuk kishin ethe apo shenja të dukshme të sëmundjes, por të gjithë u pezulluan nga puna, dhe u dërguan në karantinë. Nuk ka asnjë mënyrë që dhjetëra raste të identifikohen vetëm në një koncert” – tha Urin.

Urin analizoi dhe humbjet ditore të Teatrit Bolshoi që prej mbylljas së tij, që sipas tij shkojnë deri në 114.000 dollarë në ditë, dhe paralajmëroi se teatri legjendar ka rrezik të shkojë drejt mbylljes nëse Moska do të qëndrojë në izolim deri më shtator.

Moska është bërë epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Rusi, me 11.513 raste nga 18.328 raste të raportuara në të gjithë vendin deri të hënën. Më shumë se 6.000 pacientë të prekur nga koronavirusi dhe që kanë simptoma të lehta, po trajtohen në shtëpitë e tyre në Moskë. Departamenti i Shëndetit në bashkinë e Moskës, thotë se ka kryer 315.000 teste për koronavirusin në 2 muaj e gjysmë. /S.T/Fjala.al

Të fundit

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Lajme të tjera

Web TV