Ndryshon skema e faturave të energjisë elektrike, ja si do veprohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke qenë se Shqipëria prej javësh ndodhet në karantinë prej javësh, punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësve në terren dhe kanë detyruar ERE-në që të gjejë një formë tjetër faturimi, atë të afrofesë.

Sipas OSHEE-së qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtimi i parave. Nga kjo skemë përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Si do të veprohet?

Përshembull, nëse një person është fatururuar 4 000 lekë gjatë marsit të vitit të kaluar, do të faturohet po aq edhe në marsin e këtij viti.

Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Ndërkohë, të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.

Për muajt në vijim të faturohen në bazë të ditëve që do të rezultojnë me aktivitet.

Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë, godet brigjet e Kretës

Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.

Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.

Përjashtohen nga ky vendim abonentët që:

a) Kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit
b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret
referenca
c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për
pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike

Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:
Klientët me matje online
Faturimi i konsumit i ambienteve të
përbashkëta
Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë

Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë
referuese
Kur klienti dokumenton mos-konsumim të
energjisë elektrike

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV