“Avokatia dhe Avokatët” Post Covid-19 –Nga Dorela Gjika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga AV. Dorela Gjika

Pas 33 ditë karantinimi, në një kohë pandemie globale, e cila ka prekur edhe Shqipërinë;

Në kushtet kur kohëzgjatja e Corona virus nuk mund të përcaktohet;

Në kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë pezulluar aktivitetin procedues dhe gjyqësor;

1.

Cili është pozicioni ekonomiko-social i një avokati sot, dhe si do të jetë ai në vijim?

Deri më tani, qeveria ka adresuar 2 paketa ekonomike të ndihmës financiare, kryesisht ndaj bizneseve të vogla, të vetëpunësuara, në një xhiro vjetore prej 1.400.000 lekë, nga të cilat pjesë e kësaj pakete nuk janë avokatët, sepse veprimtaria e tyre profesionale në kohë pandemie është e lejuar.

Në funksion të kësaj, në një kohë kur të gjitha institucionet e drejtësisë nuk punojnë dhe çdo veprimtari e tyre është e pezulluar, cila është puna që mund të kryejë një avokat?

Avokatia si profesion, njësoj si një biznes i vogël apo i madh, paguan taksa, sigurime shoqërore, tatim në fitim etj.

Avokatët, kjo kategori profesionistësh aktualisht janë të përjashtuar nga çdo mbështetje financiare, në iniciativat e ndërmarra nga kjo qeveri.

2.

Nga vetë etimologjia e fjalës advocatus, që do të thotë “i thirrur për të mbrojtur veten” në kushtet kur nuk ekziston klasifikimi i profesionit të avokatit në listën e veprimtarive që nuk lejohen të ushtrojnë aktivitet ekonomik, brenda një afati të arsyeshëm, duhen menjëherë ndërmarrë masa të radhës, në mbrojtje të së drejtës legjitime të avokatit si profesion, dhe të avokatisë si veprimtari e ushtruar prej tij.

Të fundit

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Lajme të tjera

Web TV