3 mënyra të thjeshta se si të shisni rroba online si profesionistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Doni të shisni rrobat tuaja online? Le ta pranojmë faktin që shumë prej nesh kanë pafund rroba. Dollapi juaj mund të ketë fustane që nuk i keni veshur asnjëherë, këpucë ose aksesorë që kanë dalë nga moda, por ju thjesht nuk doni që ato të përfundojnë në koshin e plehrave.

Atëherë, nëse doni të shisni si profesionistë dhe të jeni të suksesshëm në vendimin për të shitur online, ja tre këshilla për shitjen e veshjeve dhe aksesorëve të ndryshëm.

-Gjithmonë bëni një përshkrim të detajuar

Disa detaje nuk janë asnjëherë tepër sepse konkurrenca është shumë e lartë! Evidentoni disa fjalë kyçe nga markat apo tendencat dhe shtojeni në përshkrimin e produktit që doni të shisni dhe do të shihni një super reagim nga ndjekësit online.

-Kushtojini vëmendje fotove

Pasi dikush ka gjetur produktin tuaj falë përshkrimit të detajuar, gjëja tjetër që ka rëndësi sa herë vendosni të shisni online janë fotot. Bëni foto në një zonë të qartë dhe të ndriçuar mirë, në mënyrë që pjesët të shihen lehtësisht. Nëse është e mundur, bëni foto në një trup njeriu dhe gjithashtu në një varëse rrobash. Njerëzit pëlqejnë të shohin se si duken realisht këto produkte që ju doni të shisni.

-Njihni mirë çmimet

Një pjesë kyçe e procesit të rishitjes është njohja e çmimeve. Njerëzit gjithmonë përpiqen të blejnë diçka me çmimin më të lirë të mundshëm, ndaj gjetja e çmimit që kënaq blerësit, por edhe xhepin tuaj është çelësi i suksesit të tregut online./E.Ç

Të fundit

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim...

Rama foli! Dorëhiqen të gjithë administratorët e njësive administrative në Shkodër

Bashkia Shkodër ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë Administratorët e Njësive administrative në territorin e saj kanë paraqitur dorëheqjet nga pozicionet që...

BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një sallë të ndriçuar të selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 14 korrik 2025, u zhvillua një...

Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Një tjetër autobus i agjencisë së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke...

Ditëlindja e polemikave, Lamine Yamal pagoi persona me nanizëm për t’i tallur me miqtë?

Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë. Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të...

Lajme të tjera

Web TV