Koronavirusi, dhe kërcënimi ndaj supremacisë amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Gideon Rachman “Financial Times”

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Ronald Regan thoshte se nëse bota do të pushtohej nga alienët, rivalitetet midis kombeve do të zhdukeshin. Ish-presidenti amerikan, ishte tepër optimist. Sot, SHBA-ja dhe Kina po përballen me një kërcënim të përbashkët në formën e koronavirusit.

Dhe larg bashkimit të këtyre dy rivalëve, pandemia duket se po e forcon rivalitetin midis tyre.

Dhe ju mund ta kuptoni fare lehtë, se përse Kina po nuhat një mundësi të artë në këtë krizë. Koronavirus ka nxjerrë në pah dobësitë e Amerikës, ndërsa shumë nga pikat e saj të forta, janë për momentin të parëndësishme. Makineria më e fuqishme ushtarake në botë, nuk është shumë e përdorshme kundër një virusi.

Por mungesa e kujdesit shëndetësor universal në SHBA, është befas një kërcënim jo vetëm për të varfërit, por për gjithë shoqërinë amerikane. Sistemi ekonomik dhe politik në vend, është duke u shkatërruar. Tre javët e fundit, 1 në 10 punëtorë, e ka humbur vendin e tij të punës.

Si republikanët ashtu edhe demokratët, dyshojnë se pala tjetër do ta përdorë pandeminë për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Pol Krugman, ekonomist dhe kolumnist i njohur, argumentoi kohët e fundit se në rrezik është vetë demokracia amerikane.

Ndërkohë, qeveria kineze pretendon se gati e ka frenuar tërësisht transmetimin e brendshëm të virusit. Kombinojeni stabilizimin relativ të Kinës, me kërcënimin e një Depresioni të ri të Madh, dhe me një krize të thellë politike në SHBA, dhe është mëse e qartë që Covid-19, mund të sjellë një zhvendosje të pushtetit global nga Amerika drejt Kinës.

Kjo pandemi, mund të shënojë madje edhe fundin e lidershipit amerikane të botës. Natyrisht, debati rreth rënies së SHBA-së si një superfuqi, ka vazhduar për dekada. Unë vetë kam qenë në kampin e atyre që argumentojnë se erozioni i hegjemonisë amerikane është sa real, aq edhe i pashmangshëm.

Por njëkohësisht, jam përpjekur të rikujtoj dy pyetje të rëndësishme që shërbejnë për një kontroll të realitetit. Pyetja e parë është:cilës monedhë në botë, i besoni më shumë? Pyetja e dytë:ku jashtë vendit tuaj, do të dëshironit më shumë që të shkojnë, shkollohen apo edhe punojnë fëmijët tuaj?

Për shumicën e shtresës së mesme globale, përgjigjet e këtyre pyetjeve kanë qenë përkatësisht dollari dhe SHBA-ja. Nëse këto përgjigje, do të mbeten të njëjta edhe pas pandemisë, atëherë supremacia amerikane do t’i ketë mbijetuar Covid-19. Këto dy parametra të fuqisë amerikane, mund të duken si simbolike.

Por ato kanë një domethënie më të gjerë. Joshja ndaj universiteteve dhe kompanive amerikane, është një parametër i aftësisë së këtij vendi për të tërhequr talentet nga e gjithë bota, teksa ajo përhap idetë dhe praktikat amerikane. Kjo përfaqëson edhe një lloj votëbesimi për stabilitetin dhe hapjen e SHBA-së ndaj botës.

Pikëpamjet politike që mbështesin njerëzit, janë ndonjëherë më pak domethënëse sesa mënyra se si ata votojnë. Një gjë që presidentët Xi Jinping dhe Barak Obama kishin dikur të përbashkët, ishte se që të dy kishin nga 2 vajza që studionin në Universitetin e Harvardit.

Lexo edhe :  A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Por Pekini po përpiqet ende të tërheqë studentët më të mirë kinezë, që të rikthehen dhe punojnë në Kinë. Programi ”Mijëra talente” synon të tërheqë ekspertët më të mirë, duke u siguruar paga ta larta, dhe lehtësi në fushën e kërkimit. Por disa nga akademikët që janë kthyer në Kinë nga SHBA-ja, janë trembur jo pak nga atmosfera politike në vend.

Ajo është më ndërhyrëse dhe kërcënuese, sesa çdo gjë që hasën në Amerikën e Donald Trumpit.

Sigurisht, ka të ngjarë që pas pandemisë SHBA-ja të bëhet një vend më pak tërheqës për të huajt. Rritja e ksenofobisë, një recesion i thellë dhe i qëndrueshëm ekoomik, një kërcënim real ndaj lirive politike, do ta dëmtonin fuqinë e butë të Amerikës.

Por kjo do ta linte dollarin në pozita të fuqishme. Ndërsa dominimi ushtarak amerikan është gjithnjë e më i kontestuar, roli global i dollarit si një strehë e sigurt dhe si monedha kryesore

për të bërë tregti, mbetet e pa sfiduar. Dhe kjo përkthehet në një fuqi të madhe politike.

SHBA-ja mund t’i përdorë sanksionet, për të nxjerrë një vend apo një kompani jashtë sistemit të dollarit. Dhe për shkak se është një monedhë globale, sanksionet mund të depërtojnë në mbarë botën. Mjafton që të pyesni për këtë Iranin, apo oligarkët rusë të vendosur në listën e zezë nga Amerika.

Ndërsa shumë fuqi të huaja e kundërshtojnë fuqinë e dollarit, asnjë vend tjetër nuk ka një monedhë që imponon të njëjtin respekt. Por reagimi i SHBA-së ndaj koronavirusit, mund të dëmtojë sbesimin e botës tek dollari. Paketa e ndihmës prej 2 trilionë dollarësh, që sapo u miratua nga Kongresi, nënkupton se borxhi kombëtar i SHBA, i cili tashmë është rritur

ndjeshëm në vitet e Trump, do të rritet akoma më tej.

Ndërkohë, bilanci i Rezervës Federale po përkeqësohet, pasi ajo po ble jo vetëm bono thesari,  por edhe borxhet e korporatave. Nëse një vend i “Botës së Tretë” do të sillej në këtë mënyrë, kokat e mençura në Uashington do ta paralajmëronin se kriza është në prag.

Pretendimet e disa politikanëve të shquar amerikanë, se Amerika duhet të mos paguajë borxhin amerikan në pronësi të Kinës, si një formë ndëshkimi për përhapjen e Covid-19, sigurisht nuk ndihmon në këtë drejtim. Por SHBA-ja ndihmohet nga fakti se të gjitha alternativat e dollarit, duken ende më të këqija.

Pandemia ka rritur frikën për një krize të re në eurozonë. Dhe Kina, po përdor ende kontrollet ndaj monedhave, nga frika e kërkesës për të nxjerrë paratë jashtë vendit. Alternativa të tjera të mbrojtura ndaj dollarit – ari, bitkoin – kanë pengesa të mëdha.

Slogani në kartmonedhën e dollarit është “Tek Zoti ne kemi besim”. Oreksi i botës për dollarë, dërgon sërish mesazhin e nënkuptuar “Tek Amerika ne besojmë”. Nëse ky besim i mbijeton koronavirusit, po kështu do të ndodhë edhe me supremacinë e Amerikës.

S.T

Të fundit

Të rrëmbejmë armët! Po kundër kujt?

Nga Lucio Caracciolo “Ndërpresim transmetimet për t’ju komunikuar një lajm të jashtëzakonshëm. Forcat e armatosura gjermane janë dorëzuar para anglo-amerikanëve....

Mbyllja e Zërit të Amerikës, fundi i një epoke të lirisë së fjalës

Thoma Gëllçi Për më shumë se 80 vjet, Zëri i Amerikës transmetoi lajme në vende, shumë prej tyre autoritare, ku burimet e besueshme të informacionit...

Nis seanca e fundit plenare para zgjedhjeve, mungojnë deputetët e opozitës

Nis seanca e fundit plenare para zgjedhjeve, për t’u rikthyer në 20 maj. Mungojnë deputetët e opozitës./k.k

“Shqipëria në BE?”/ Rama: Na duhet vetëm një vit e gjysmë për të vënë gjërat në vijë

Kryeministri Edi Rama theksoi se me hyrjen në BE Shqipëria do të bëhet sa Evropa dhe Evropa sa Shqipëria. “Kudo ku një shqiptar me pasaportën e BE...

Emisari i ri i dialogut Kosovë-Serbi mbërrin në Prishtinë, pritet nga Presidentja Osmani

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do ta vizitojë sot Kosovën, për herë të parë prej se...

Lajme të tjera

Web TV