Paketa e ndihmës ekonomike në Greqi, ja cilët nga shqiptarët që jetojnë atje përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia pritet që të prezantojë tjetër paketë ndihme financiare për qytetarët e saj, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gazetarja Ira Londo raportoi nga Athina për “News 24” se ministri i Ekonomisë në vend Kristos Staiikouras pritet që të publikojë tjetër plan masash shtesë, në ndihmë të popullatës. 14 miliardë euro plus 10 miliardë euro ndihmë europiane është ndihma që do të akordojë qeveria helene.

Ndërsa, përfituese nga paketa ekonomike do të jenë edhe familjet shqiptare që kanë dokumente të rregullta e jetojnë në Greqi.

Mitsotakis ka dhënë një tjetër mesazh për popullin. Nesër do të nisë shpërndarja e ndihmave dhe dhënia e parave për personat që janë pa punë. Do të jepet asistencë 800 euro për 175 mijë punonjës.

Janë 200 mijë të papunë që kanë marrë shtesë mbi pagesën e papunësisë. 85 shkencëtarë do trajtohen me 600 euro. 155 mijë të tjerë të papunë do marrin asistencë rreth 400 euro.

Kryeministri grek ka falënderuar të gjithë qytetarët. Ai tha se këta Pashkë do festohen në shtëpi dhe ajo që vlen mbi të gjitha është harmonia e dashuria për njëri tjetrin.

Të fundit

E frikshme? Chat GPT mund ta gjejë vendndodhjen tuaj vetëm me një fotografi

Pasi kaloi faza kur njerëzit përdornin masivisht ChatGPT për të krijuar figura aksioni nga fotot e tyre, argëtimi i...

“Metadon” në kundërshtim me protokollin, mjeku dhe infermieri do të dalin para gjyqit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim mjekun toksikolog Lulzim Banushaj bashkë me infermierin E.M, të cilët akuzohet për veprat...

Varri i Petro Markos i lënë në harresë

"Vdekjes nuk i druhem. I druhem harresës. I druhem që mos më mbetet asnjë kujtim për ata që do të vijnë pas meje". Eshtë një...

Gjyshi akuzohet se ngacmoi mbesën, babai i saj: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës. 31-vjeçari...

Dhuna në Bulqizë/ Pas kallëzimit të Mziut, referim në SPAK edhe për zyrtarin Murra

Pas skandalit të dhunës ku ishte i përfshirë kandidati për deputet i PD-së në zonën e Dibrës, Xhelal Mziu, policia bën me dije se ka...

Lajme të tjera

Web TV