test

“Rama në Athinë, tur bashkimi”/ Deputeti socialist: Vullneti i PS është i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku komentoi takimin e së dielës të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, deputeti u shpreh se turi për diasporën nuk është elektoral i PS-së por një tur bashkimi dhe bashkëpunimi.

“Turi për diasporën nuk është investim elektoral dhe as një qëllim i PS apo kryeministrit Rama. Është një tur falenderimi, mirënjohje për përpjekjet titanike disa dekada të qindra mijëra e emigrantëve, të cilët me sakrifica, punë dhe djersë na kanë bërë ne krenarë. Tani është momenti që edhe ata të jenë krenarë për arritjet e Shqipërisë. Është tur bashkëbisedimi, bashkimi por pse jo dhe mundësish perspektivash të reja ekonomike nga të dyja anët.

Diaspora është një nga burimet kryesore të vitalitetit të ekonomisë shqiptare, burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët ku punojnë dhe jetojnë me arritjet e tyre dhe lartësimi i rolit dhe pozicionit të Shqipërisë në këtë dekadë të fundit në arenën ndërkombëtare i bën të dyja palët që të ndihen mirë. Mendoj se Rama ia doli që t’i përcillte mesazhet me emocion e sinqeritet. Pamë jo vetëm ata që ishin mbledhur aty, edhe nga vetë mediat greke që ishte dyshuese. Ishin mesazhe bashkimi të një fqinjësie të mirë, që ne duhet t’i çojmë akoma më tej këto marrëdhënie të mira.”, tha deputeti.

Sa i përket votës së emigrantëve, deputeti tha se PS e ka vullnetin e mirë. Ai shtoi se duhet të ndjekim shembullin e vendeve si Kosova dhe Maqedonia për implementimin e kësaj reforme.

“Në kushtetutë garantohen të drejtat e të gjithë shqiptarëve për të votuar. Një pjesë e ushtrojnë këtë të drejtë, vijnë në kohën e votimeve edhe nga Greqia dhe Italia, por pamundësitë gjeografike një pjesë ua kufizojnë. Në kodin elektoral garantohet votimi i tyre. Ajo që ngelet në pikëpyetje janë aktet nënligjore që të mundësohet vota e emigrantëve. Unë kam qenë dhe jam partizan që kjo e drejtë duhet të garantohet. Modalitetet, në bashkëpunim jo vetëm me opozitën, komisioni bipartizan po dhe kolegji zgjedhor dhe autoriteti i zgjedhjeve duhet t’i shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore.

Koha po troket, kemi më pak se një vit kohë, duhet që të gjitha grupimet politikëe të bëhen bashkë. Mendoj se mund të ketë pengesa teknike por vullneti i PS është aty. Mendoj se do të na bashkohen edhe partitë e tjera pasi askush nuk humbet. Me votën e emigrantëve fiton Shqipëria. Inkurajoj faktorët që të gjejnë modalitetet që të mundësohet. Mbase për 2025 mund të jetë me projekte pilote. Edhe vendet e tjera kështu e kanë filluar, qoftë Kosova apo MV, po të jetë dëshira e mirë kjo mund të realizohet dhe duhet të bëhet.”, shtoi deputeti./    S.M

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV