Vdekja e 3-vjeçarit sirian në bregdet preku botën, babai i vendos emrin e tij të porsalindurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abdullah Kurdi është babai i trevjeçarit sirian Alan Kurdi, që vdiq ndërsa përpiqej që të arrinte në Evropë. Babai i tij jap lajmin e mirë se ka ardhur në jetë një fëmijë tjetër, ndërsa e ka përkujtuar të birin e humbur duke i vënë emrin e tij.

Në shtator të vitit 2015, ai e kishte parë bashkëshorten dhe dy fëmijët teksa mbyteshin, si pasojë e mbushjes së tepër të barkës me të cilin lundronin për në Kos të Greqisë.

Fotografia e trupit të Alanit të pajetë në bregdetin grek, krijoi valë tronditëse në të gjithë botën, duke shkaktuar veprime nga qeveria dhe rritje të donacioneve për bamirësi që të ndihmohen refugjatët.

Që atëherë, Kurdi është zhvendosur në Kobani, në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, ku u martua me gruan e tij të dytë Fayize, dy vjet më parë.

“I lutem Zotit, që më dërgoi mua dhe gruas sime një fëmijë. Duam që të rritet i lumtur, të shkollohet dhe të bëjë jetë normale”, ka thënë Kurdi, për fëmijën e porsalindur që e mbante në krah./Burimi: Daily Mail

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV