Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Google njoftoi të martën, më 14 maj, se do të përdorë inteligjencën artificiale në motorin e saj të kërkimit për t’u ofruar përdoruesve informacionin që ata duan më shpejt. Por kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.

Kompania Google ka krijuar një motor kërkimi të modifikuar që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga inteligjenca artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit. Sipas drejtuesve të kompanisë, ky ndryshim do të shpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura.

Informacionet e krijuara përmes inteligjencës artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin. Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e kompanisë Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.

Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes inteligjencës artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.

“Njerëzit janë duke e përdorur inteligjencën artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse, madje duke kërkuar me foto dhe për të marrë më të mirën që ofron interneti. Ne kemi bërë prova me këtë mënyrë të re dhe jemi të inkurajuar nga rezultatet. Kemi parë një rritje të përdorimit të motorit të kërkimit me këtë teknologji, me të cilin përdoruesit janë të kënaqur”, thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai.

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale për të përmbledhur informacionin, si ato që ofrohen në platformat Gemini të kompanisë Google dhe ChatGPT të kompanisë OpenAI, gjatë 18 muajve të fundit tashmë ka ngritur pyetje ligjore nëse kompanitë që ofrojnë këto shërbime po tërheqin në mënyrë të paligjshme materiale, që mbrohen nga ligjet e të drejtës së autorit, për të avancuar synimet e tyre. Kjo çështje është në qendër të një padie të profilit të lartë, që gazeta The New York Times ngriti në fund të vitit të kaluar ndaj kompanisë OpenAI dhe mbështetësit të saj më të madh, kompanisë Microsoft. Edhe motori i ri i kompanisë Google për kërkime në internet me inteligjencë articiale mund të përballet me sfida ligjore për shkelje të ligjeve që mbrojnë të drejtën e autorit.

Lexo edhe :  Netanyahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Gaza

“Është e qartë se tashmë kjo teknologji po ndihmon njerëzit me gjërat e tyre të përditshme dhe përpjekjet e tyre më ambicioze. Megjithatë, ashtu si me çdo teknologji tjetër të re, ka ende rreziqe dhe pyetje të reja që do të lindin ndërsa inteligjenca artificiale përparon dhe fillon të përdoret për gjëra më komplekse. Për ne, ndërtimi me përgjegjësi i platformave me inteligjencë artificiale do të thotë të trajtojmë rreziqet dhe të maksimizojmë përfitimet për njerëzit dhe shoqërinë”, thotë James Manyika, nënpresident për Kërkimet, Teknologjinë dhe Shoqërinë në kompaninë Google.

Angazhimi i inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet të kompanisë Google është një nga ndryshimet më dramatike që kompania ka bërë që nga themelimi i saj në fund të viteve 1990. Kjo lëvizje mund të hapë rrugën për një rritje të madhe dhe novacion, por ajo mund të kërcënojë përfitimet e kompanisë nga reklamat në faqen e saj tradicionale të internetit. Vitin e kaluar Google siguroi 175 miliardë dollarë në të ardhura nga reklamat e lidhura me motorin e saj të kërkimit në internet. Rritja e përdorimit të versionit me inteligjencë artificiale të motorit të kërkimeve në internet mund të rezultojë në një pakësim të klikimeve në faqet tradicionale të internetit dhe një pakësim të të ardhurave nga reklamat për kompaninë Google./VOA/   S,M

Të fundit

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Rrokaqielli i përdredhur’, që kushtoi 1 mld dollarë por mbeti thuajse bosh

Në Dubai ndodhen plot 27 rrokaqiej që ofrojnë çdo lloj luksi dhe rehatie. Burj Khalifa, 829 metra, është ndërtesa më e lartë në botë...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali! Ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Lajme të tjera

Web TV