test

Kina sanksionon 22 kompani amerikane për shkak të Tajvanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së armëve për Tajvanin dhe në kundërpërgjigje të sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze të lidhura me Rusinë.

Në entitetet e sanksionuara nga Pekini përfshihen njësi të Lockheed Martin, Raytheon, General Dynamics dhe kompanive të tjera.

Ndërkaq, udhëheqës të lartë të Northrop Grumman Corporation dhe General Dynamics po ashtu janë sanksionuar.

Ministria e Jashtme kineze tha se masat vijnë pasi “SHBA-ja vendosi sanksione të njëanshme, joligjore ndaj një numri të entiteteve kineze duke u thirrur në faktorët e ashtuquajtur rusë”, por edhe për shkak se SHBA-ja “vazhdon të shesë armë për rajonin kinez të Tajvanit”.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë nën kontroll me forcë. Pekini që një kohë të gjatë ka kundërshtuar shitjen e armëve nga Uashingtoni.

SHBA-ja nuk e njeh Tajvanin si shtet, por në bazë të ligjit, Uashingtoni obligohet të sigurohet që Qeveria e Tajvanit të ketë aftësi që të mbrojë veten./e.t

Të fundit

“GODITJE SEZONIT TURISTIK”/“Blackout”-i energjetik në rajon, BBC: U fikën edhe semaforët

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe zona të mëdha bregdetare në Kroaci u prekën të premten nga “black out”-i...

Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë?

Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet bërë? Gjykatësja Jennifer Panzer është duke negociuar të ardhmen e një burri...

Rama tregon pse ishte krenar për punën e tij si kryetar bashkie i Tiranës

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të...

Rrumbullaku mbledh strukturat drejtuese/ Zbulohen porositë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit...

Divorci mes çiftit/ Analisti zbërthen detajet: Arsyeja e kësaj krisjeje është Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar publikisht se i është drejtuar gjykatës me kërkesë për t’u divorcuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi,...

Lajme të tjera

Web TV