“Apple” ofron zbritjet më të mëdha në Kinë, zbuloni sa kushton “iPhone 15”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Apple” po ofron ulje të pazakontë çmimesh në Kinë pasi markat e mëdha dhe dyqanet e pakicës kanë nisur promovimet për “festivalin” vjetor të blerjeve “618” të gjendur përballë kërkesës së reduktuar të konsumatorëve.

Zbritjet e mëdha nga prodhuesi i “iPhone” vijnë në një kohë kur po lufton me konkurrencë të ashpër nga prodhuesit kinezë të smartfonëve si “Huawei” dhe “Vivo” dhe me rënie të pjesës së tregut në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të hënën, “Apple” deklaroi se do të ulte çmimet e disa prej celularëve inteligjentë të saj në “Tmall”, një faqe e ngjashme me Amazon në pronësi të Alibaba me 23%. Konsumatorët tani mund të marrin një “iPhone 15” për 639 Dollarë, 194 Dollarë më pak nga çmimi origjinal, sipas promovimeve në dyqanin zyrtar të “Apple” në “Tmall”.

“Apple” shpreson të rrisë shitjet e saj gjatë periudhës së dytë më të madhe të blerjeve në internet në Kinë, që zakonisht zgjat nga fundi i Majit deri në mes të Qershorit. Ndërsa “Apple” ka ulur çmimet e modeleve të saj “iPhone 15” dhe “iPad-ve”, zbritjet e këtij muaji janë më të mëdhatë që kompania ka ofruar ndonjëherë në tregun e saj më të madh jashtë shtetit, sipas mediave shtetërore kineze.

Sipas asaj që shkruan “CNN”, tregu i “Apple” në Kinë ra në 15.7% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me 19.7% një viti më parë. Pas uljeve të çmimeve të së hënës, “iPhone 15” tani është në të njëjtin gamë çmimesh me smartfonët e prodhuar nga “Xiaomi” dhe “Huawei”./   S.M

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV