test

Surrogacia e ‘martesa’ tek tarraca e bashkisë/Qytetarët marshojnë tek sheshi ‘Skëndërbej’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët mbajtën sot një marshim në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.

Në shesh u mblodhën dhe firma për peticionin kundër këtij projekt ligji që ende nuk është kaluar për miratim në parlament. Tubimi ‘Pro Jetës dhe Familjes’ u organizua nga Koalicioni Pro Familjes, pastori Akil Pano.

Ai mbajti edhe fjalën e tij ku është shprehur se jeta dhe ekzistenca e familjes sonë po kërcënohet dhe fton qytetarët të bashkohen për të firmosur peticionin dhe për të kundërshtuar projekt ligjin për surrogacinë.

Ndërkohë për mikrofonin e Report Tv, një qytetar shpreh kundërshtinë e tij për projekt ligjin duke i bërë thirrje edhe prokurorit të Tiranës të veprojë lidhur me ‘martesën’ e para pak ditëve në tarracën e bashkisë së Tiranës midis dy vajzave, pasi siç thotë ai ishte e paligjshme.

‘Sigurisht e kundërshtojmë. Është surrogacia, një term që nuk e mban dot nëna shqiptare. Kemi sterilizimin që i hap rrugë dexhenderzimit dhe trans seksualëve. Dhe duke parë shfaqjen e fundit tek Liqeni dhe së fundmi atë martesë. Para disa kohësh ishte mjeku i Shefqet Ndroqit që është në burg sepse kishte 4 gra. Kishte martesë të paligjshme tek tarraca e bashkisë. I bëj thirrje prokurorit të Tiranës të ndërmarrë hapa.’/E.T

Të fundit

VIDEO-LAJM/Nis seanca plenare, ndeshja e sotme e kombëtares “përgjysmon” Kuvendin

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, shihet se...

Skandali në Bashkinë e Kukësit/Pas Gjicit, Apeli i GJKKO merr vendimin dhe për Alma Kaçin

Apeli i GJKKO ka marrë vendimin, duke dënuar me 1 vit burg Alma Kaçin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Kloodiana Lala. Gjykata vendosi deklarimin fajtore të Kaçit...

Kush i fiku dritat në 4 shtete?/ Flet Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë për blackout e energjisë elektrike më 21 qershor të...

Matura shtetërore/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

“Njoftim i rëndësishëm për Maturantët. Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të #Maturës2024 🎓📚 në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e...

Kredi për banesë me 0% interes/ Vendimi i rëndësishëm që synon të mbështesë ushtarakët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se 90 ushtarakë do të përfitojnë kredi për banesë me 0 % interes. Peleshi u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV