SPAK ‘frenon’ rritjen e çmimeve të apartamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimet në pronat e paluajtshme, mbetet mënyra kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri”, tha pak ditë më parë para deputetëve kreu i SPAK Altin Dumani.

Vjet numri i procedimeve të regjistruara për pastrim parash sipas SPAK është rritur me 75% në krahasim më vitin 2022.

Këto hetime të drejtësisë që kanë zbuluar një sërë skemash mashtrimi, evazioni apo abuzimi në disa sektorë, po ndikojnë edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, duke sjellë një stanjacion në çmimet e apartamenteve, e duke ulur dozën e spekulimeve në treg.

“Hetimet, patjetër që ndikojnë dhe sa mirë që po ndodhin këto procese. Të ndahen një herë e mirë, të gjitha problematikat e mbartura ndër vite. Kemi ndërtues që nuk i kanë pajisur blerësit me certifikata pronësie, kemi ndërtues që kanë devijuar nga projektet, që i kanë lënë ndërtimet në mes në mënyrë skandaloze, dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këtë punë”, thotë agjenti imobiliar.

Banka e Shqipërisë thotë se 64% e agjentëve imobiliare që janë pyetur për pritshmëritë për vitin 2024 parashikojnë që çmimet të jenë të qëndrueshme, 34% pohojnë se do të rritën dhe 2% presin ulje.

“Çmimet e apartamenteve në këtë periudhë janë në pikë të qëndrueshme, s’ka rritje, por nuk mund të flitet për ulje sepse rënia e euros e pamundëson një ulje të çmimeve”, thotë agjenti imobiliar.

Orgest Beti, pohon se zhvlerësimi i euros është faktor që po ndikon që çmimet të mos ulen, për shkak se shpenzimet e ndërtuesve për lëndë të parë e jo vetëm në fillim të ndërtimit janë me euro shumë më të fortë.

Faktorë që po i mban çmimet e larta është edhe kërkesa e lartë për prona.

Lexo edhe :  "Jam Erion Veliaj, mikut tim i duhen 70 mijë euro". Si u mashtrua biznesmeni

“E kemi shumë të rëndësishëm raportin me pronën. Është kulturë që ta kemi një shtëpi, edhe shqiptarët e Kosovës, vitet e fundit e shikojnë Shqipërinë si mundësi të mirë banimi por edhe investimi, kryesisht në bregdet nga Durrësi në Ksamil. Prona është më e sigurta nga gjithë të tjerat për shkak të zhvillimit që Shqipëria ka”, pohon ai.

Por, impakt të madh po japin edhe shtetasit e huaj, që blejnë pa negociuar çmimin.

“Duke parë kërkesën e lartë, ndërtuesit dhe shitësit e apartamenteve kanë preferuar që mos ti ulin çmimet. Të huajt çmimet që ka Shqipëria i konsiderojnë të pranueshme, dhe kemi një rritje progresive të çmimit. Të huajt vijnë si vizitorë në fillim, dhe rikthehen si investitor”, thotë eksperti.

Banka e Shqipërisë thotë se afro 26% e pronave të shitura vjet u blenë nga të huajt, kryesisht nga vendet e BE./   S.M

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV