test

Largimi i një legjende, “Santiago Bernabeu” përgatit homazhet për Toni Kroos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sonte nuk do të jetë vetëm një ndeshje tjetër futbolli në “Bernabeu”. Është e fundit e një legjende në historinë moderne dhe absolute të Realit të Madridit, e një futbollist që ka fituar dimensionet e një miti para se “të varë këpucët në gozhdë”.

Toni Kroos i thotë lamtumirë klubit më të madh në botë, por jo futbollit, sepse i kanë mbetur, të sigurta, finalja e Wembley-t (Champions) dhe tri ndeshjet e fazës së grupeve të Evropianit.

Toni Kroos, numri 8 më i mirë në historinë e Realit të Madridit, po tërhiqet nga futbolli në kulmin e tij. Një lojtar i një dimensioni ku bëjnë pjesë një numër shumë i kufizuar personash të lidhur me historinë e Realit.

Di Stefano, Gento, Zárraga dhe Puskas filluan një rrugë që, më shumë se gjysmë shekulli më vonë, e ndoqi një brez tjetër. I emrave të tillë si Ramos, Cristiano Ronaldo, Benzema, Carvajal dhe, natyrisht, Casemiro dhe Modric, dy futbollistët me të cilët Kroos formoi treshen e famshme të mesfushës.

Një bërthamë imponuese nga e cila nesër vetëm Luka do të mbetet si i mbijetuar në Madrid.

Kroos gjithmonë e ka respektuar shëndetin, por ka pasur edhe gjëra të tjera në jetën e tij përveç futbollit. Mbi të gjitha, dashuria për familjen, e cila e bëri të hiqte dorë nga kombëtarja e tij shumë më herët se sa ishte e arsyeshme.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këtë lamtumirë të fundit futbollit, që i vjen vetëm në moshën 34-vjeçare dhe pas atij që ndoshta ka qenë sezoni më i mirë i karrierës së tij.

Kroos është një futbollist kaq i veçantë, specifik dhe unik, sa Madridi nuk do të mund të luajë më në të njëjtën mënyrë. Kjo skuadër mund të jetë po aq efektive, edhe më torturuese për rivalët e saj, por kurrë nuk do të jetë aq e qetë, sa estetike, aq logjike, sa racionale.

Lexo edhe :  Sllovenia nuk ruan dot avantazhin, Serbia rrëmben barazim në minutën e fundit të ndeshjes

Kroos solli mendje të shëndoshë në futbollin madrilen për një dekadë. Nga një blerje e goditur, ai u bë shtyllë e skuadrës me një shpejtësi që nuk e kishte kurrë në këmbë. Truri i tij është ai që funksionon më shpejt, gjithmonë një hap para pjesës tjetër.

I njëjti organ i ftohtë që ka vendosur të ndalojë kur askush nuk e priste. Një vendim që “Bernabeu” nuk e kupton plotësisht, por që do ta respektojë ashtu siç di.

Të fundit

Mblidhet komisioni i Posaçëm kundër Dezinformimin, opozita bojkoton mbledhjen

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm kundër Dezinformimit me kryetar Erion Braçen. Kjo është mbledhja e parë...

Gazetarja tregon prapaskenat/Ja historia që ndodhi brenda burgut me syzet e Fredi Belerit

Gazetarja e njohur Klodiana Lala është shprehur se e ka ndjekur çështjen Beleri hap pas hapi dhe garanton se nuk ka pasur asnjë shkelje...

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së...

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e...

15 vjet pa mbretin e Pop-it Michael Jackson

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i...

Lajme të tjera

Web TV