Fedez harron Chiara Ferragnin, fotografohet me të dashurën e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fedez duket se ka gjetur sërish dashurinë pas ndarjes nga Chiara Ferragni me modelen franceze Garance Authié.

Të dy u panë dorë për dorë në Monaco. Duket se kanë disa muaj të lidhur. Për herë të parë janë parë së bashku në Courchevel, pastaj në Paris, në Miami, në Coachella dhe tani së fundmi në Monte-Carlo.

Vetëm pasi u sigurua, Alessandro Rosica, tregoi detajet e mëposhtme për Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in: ‘Nuk kanë më kontakt me njëri-tjetrin. Unë ndërmjetësoj vetëm mes familjeve apo menaxherëve, sidomos për të organizuar vizitat e Federikos me fëmijët. Është e trishtë dhe për fat të keq kjo është situata. Me siguri kemi arritur në fund të një epoke: Epokës së Ferragnez-it. Deri më sot, prioriteti dhe madje arsyeja e vetme për të jetuar për Fedez-in janë fëmijët e tij. Edhe për Chiarën padyshim. Fedez-i nuk e ka paditur apo paralajmëruar Chiarën, aq më pak, mos shfaqja e fëmijëve është një vendim në lidhje me politikat e reja.’

Ndarja e Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it ka ngjallur shumë diskutime në media. Ferragni ka mohuar se ndarja është strategji për të larguar vëmendjen nga rasti Balocco, duke e cilësuar këtë hipotezë si ofenduese. Përkundrazi, ajo i mëshoi se është vendim personal i motivuar nga arsye intime. Ferragni është shprehur e indinjuar për spekulime të tilla, duke deklaruar se e vërteta është shtrembëruar nga mediat dhe se shqetësimi i vetëm është familja dhe privatësia e saj./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV