test

Tesla heq dorë nga plani për prodhimin e 20 milionë automjeteve në vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka lënë jashtë objektivin e saj për ofrimin e 20 milionë automjeteve në vit deri në vitin 2030 në raportin e saj të fundit të ndikimit të publikuar të enjten, raportoi të hënën Reuters.

Siç raportohet, kjo është një tjetër shenjë se kompania po largohet nga veturat elektrike dhe fokusin ka filluar ta zhvendosë te robotaksi. Drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë në vitin 2020 se Tesla aspironte të shiste nga 20 milionë automjete deri në fund të dekadës – dy herë më shumë se ato të shitura nga Toyota, prodhuesi më i madh i automjeteve në botë.

Megjithatë duket se kompania ka ndryshuar sjellje kohët e fundit, duke hequr dorë nga planet për të prodhuar model krejtësisht të ri që pritej të kushtonte 25,000 dollarë.

Musku ka thënë në prill se Tesla planifikon të lançojë modele të reja, duke përfshirë vetura të përballueshme, deri në fund të këtij viti, por kompania tha se planifikon të përdorë linjat aktuale të produkteve për automjete të reja të përballueshme në vend të objekteve të reja, duke bërë një ndryshim strategjik që do të rezultonte në reduktime më të vogla të kostos sesa pritej dhe rritje modeste të vëllimit.

Aksionet e Teslas kanë rënë 3.5% të enjten, duke rënë rreth 30% këtë vit./kb

Të fundit

Assange mbërrin në shtëpi, përqafimi i ngrohtë me bashkëshorten

Një përqafim i ngrohtë që nuk donte të mbaronte kurrë. Ky ishte takimi i parë i themeluesit të WikiLeaks,...

6 muaj jashtë Kuvendit/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve: A do i hiqet mandati Berishës?

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka bërë me dije se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati i deputetit. Sipas argumentimit nga kryetarja e...

Caktohet gjyqtarja e divorcit Meta-Kryemadhi, ja kush e ka marrë çështjen në ‘dorë’

Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se: Në...

1 milionë pasagjerë për Aeroportin e Vlorës?

Nga Fatos Çoçoli Me ritmin e rritjes së turizmit dhe rekordet që po thyen Rinasi, me 250 avionë që ngrihen çdo ditë, Aeroporti i Vlorës...

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit/ Klodiana Lala: Nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Opinioni publik është tronditur ditën e djeshme nga skandali i me mjekët e “Onkologjikut”. E ftuar në një program televiziv, gazetarja Klodiana Lala u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV