Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e shtunë, ku 23-vjeçari Reldi Guga mbeti i vdekur pasi u përplas nga një kamion me materiale ndërtimi ndërsa ishte duke ecur me biçikletë.
Babai i 23-vjeçarit në një intervistë në emisionin “Shqipria Live”, ka treguar momentin rrënqethës kur mori lajmin se i biri kishte pësuar aksident. Ai tregonë se Reldi kishte dalë për të blerë ushqime tek tregu, kur është përplasur nga kamioni. Babai i tij tregon se e kishte marrë vesh për aksidentin nga një tregtar.
Ai tregon se ndërsa djali i tij ishte i shtruar në reanimacion me plagë të shumta në trup, sic i kishin thënë mjekët, nuk kishin hyrë për ta parë pasi donin të kujtonin siç ishte në momentin që kishte dalë nga shtëpia. Deri më tani i ati i Reldit, thotë se nuk janë në djeni se si ai mund të jetë aksidentuar pasi askush nuk i ka treguar se si ka ndodhur aksidenti.
Pjesë nga intervista:
Çfarë informacionesh keni për atë që ndodhi të shtunën, ku po shkonte?
Reldi kishte nxjerrë leje nga policia dhe do shkonte te tregu për të blerë disa domate e pak djath. Isha duke ndenjur kur na njoftoi dikush nga tregtarët që na njeh. Pyeti bashkëshorten time, ku ndodhet djali dhe ajo i tha se e kam nisur në treg. Hajde shpejt i tha se djali të ka pësuar aksident. Shkova me gruan, na dolën dy policë përpara, doja të afrohesha te bicikleta që e pashë të shtrirë në tokë dhe domatet e hapura, por më thanë nisu te Spitali Ushtarak.
Rreth dy orë asnjë informacion nuk na dhanë në spitalin ushtarak. Pas dy orësh na tha një mjek që gjendja është shumë e rëndë dhe se s’mund ta lëviznin pasi kishte dëmtime në kokë. Na e treguan që ka shtypje të kafkës ka një carje në krahun e majtë dhe duhet ti bënim një skaner. Pastaj pritëm edhe dy orë të tjera e na thanë se skaneri s’ka dalë mirë, ka dalë shumë keq, ne do bëjmë të pamundurën si mjek, i kemi të gjitha ilacet, djali është në dorë të Zotit, deri sa na erdhi lajmi në orën 7 pa 10 që djali ndërroi jetë. Nuk hymë në reanimacion për ta parë se nuk donim, donim ta kujtonim djalin siç e nisëm nga shtëpia. Ramë dakord me bashkëshorten të mos e shikonim djalin në atë gjendje, nuk kërkuam fare ta shikonom, jo se nuk na lanë.
Çfarë ju thanë tregëtarët për ngjarjen?
Asnjeri nga tregëtarët, as shoferi, as policia e shtetit s’na informoi veçse një polici që erdhi në spital dhe tha se po ecte me biçikletën për dorë në momentin e aksidenit, trajleri mori kthesën dhe ky ishte momenti kur u aksidentua. Asnjë nuk më ka informuar me detaje. Asgjë zyrtare, as ekspertiza.
Me cilin foli herën e fundit?
Me mua. Ai tha se do ikte të blinte gjëra në pazare dhe mu drejtua: babi do iki të blej domate e djathë se mora lejen.
23 vjeçari ishte djali i vetëm i familjes, vëllai i një motre, Zoi Guga e cila gjithashtu ka folur për emisionin dhe se kamerat e sigurisë janë marrë nga policia por asgjë nuk është bërë me dije për familjarët.