SHBA, Kina dhe shtetet e tjera të fuqishme anëtare të G20 kanë marrë vendimin për të pezulluar përkohësisht borxhet për shtetet e varfra të botës. Pezullimi do të zgjasë përgjatë 2020-ës, si ndihmë për këto shtete në përballjen me pandeminë e koronavirusit.
20 miliardë dollarë të dhëna nga kreditorë privatë dhe zyrtarë do të pezullohen përkohësisht, kryesisht për shtetet e Afrikës sub-sahariane, por edhe për shtete të tjera në botë si Afganistani, Jemeni, Nepali apo Haiti. Shtetet e Afrikës përballen vazhdimisht edhe me virusin vdekjeprurës Ebola, që fatmirësisht nuk u kthye në pandemi globale.
Në mbledhjen e ministrave të Financave të G20-ës, u bë thirrje që kësaj lëvizjeje t’i bashkohen të gjithë kreditorët që punojnë nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare financiare.
Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën e kaloi sot shifrën 2 milionë, ndërkohë që numri i real i të infektuarve mendohet të jetë disa herë më i lartë.