Kriza e Covid-19/ Shakohoxha: Edi Reja merr rrogë qyl, s’është e drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komentatori i njohur sportive Dritan Shakohoxha ka folur në lidhje me situatën sportive në vend pas pezullimit nga Covid-19/.

Në një lidhje skype për Fax News, i pyetur për përgjigjen negative të qeverisë për të financuar futbollin, Shakohoxha tha se pushteti qendror nuk e mbështeti, por pushteti lokal i ka paguar pagat e futbollistëve.

Ai shtoi se FSHF bëri një punë të mirë për një pjesë të fubollistëve që i shpërbleu, ndërkohë që shtoi se do të ishte mirë që në këtë periudhë FSHF t’u hiqte gjobat klubeve të futbollit.

“Përgjigja negative e qeverisë është gjë e keqe, si çdo gjë negative. FSHF bëri një punë shumë të mirë një pjesë të futbollistëve i shpërbleu. Pushteti qendror nuk e mbështeti futbollin, por pushteti lokal për fat të mirë  mbështeti dhe ato janë paguar. FSHF ka shpenzime më shumë, nuk është sforco e madhe dhe shifra ka qenë modeste. Gjysmat e parave do ti shpenzonte në ndeshjet miqësore që u anulluan. Uroj që FSHF tu heqë gjobat klubeve. Gjobat janë një shifër financiare e pa projektuar në buxhet. Do të ishte gjë e mirë që FSHF edhe gjobat që u ka vënë skuadrave në kët sezon t’ua heqë do të ishte një ndihmë shumë e mirë.”– tha Shakohoxha.

Ndërsa i pyetur nëse ka kontaktuar me fubollistët e kombëtares dhe trajnerin Reja, Shakohoxha tha se ato janë izoluar në shtëpi, ndërkohë që shtoi se trajneri Reja, në këtë periudhë nuk duhet të paguhet.

“Me Edi Rejan nuk kam asnjë lidhje. Reja është izoluar pak është në shtëpi. Tha se është duke u përkushtuar. I përgjysmuan edhe rrogën Rejas, besoj se nuk duhet t’ja përgjysmonin, por nuk duhet që t’ja jepnin fare, pasi u bë disa muaj që e merr rrogën qyl dhe nuk po vjen fare në punë dhe ka një rrogë shumë të lartë.

Lexo edhe :  Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen e tij

Se vendosim ne, por ky është mendimi im. Kaluan shumë muaj që ka pasur një ndeshje, nuk është shumë e drejtë që ta marrë rrogën qyl në këtë kohë. Reja do të kishte qenë mirë që mos të kishte fare rrogë në këtë periudhë.”- u shpreh ai./Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV