“Akuzoni Ramën për çdo gjë që ndodh”/ Spiropali: Lutemi për avokatin Mëngjesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga Kuvendi i është përgjigjur opozitës, e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për sulmin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Ministrja tha se opozita dhe Berisha akuzuan Edi Ramën për dhunën ndaj avokat Mëngjesi para se policia të zbardhte ngjarjen.

“Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut. Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia.

Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën. Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të”’, tha Spiropali.

Kujtojmë që Mëngjsi u dhunua mëngjesin e djshëm nga katër persona, të cilët janë identifikuar nga policia.

Njëri prej tyre Dorian Alia është vetëdorëzuar, ndërsa në pranga ra edhe Dritan Nano, personi i cili dyshohet se ka urdhëruar sulmin.

Avokati Mëngjesi ndodhet i intubuar prej ditës së djeshme pasi është në gjendje të rëndë./ S.M

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV