Shqipëria e Bukur, Rama prezanton “Gjiri i Dafinës në Karaburun”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Kryeministri Edi Rama ka përcjell përmes një video bukurinë mahnitëse të “Gjirit të Dafinës në Karaburun”, në kudarin e Shqipërisë së bukur, Shqipërisë për të cilën jemi krenar, Shqipërisë së vitit 2030.

Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut, Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.

Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror të Karaburunit. Është i vetmi park detar në Shqipëri. Shtegu i Dafinës ose i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore më tërheqëse për vizitorë vendas dhe të huaj. Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor. Masivet shkëmbore bien mbi shpella ose mbi çarjet e formacioneve të gurta të cilat zbresin butë mbi plazhet e Dafinës ose në bregun e Bitrit. Shpellat janë objekte natyrore të njohura në legjendat e banorëve të Vlorës për lidhjet me botën e largët të piratëve të detit./   S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV