Eurodeputetët kërkojnë masa ndaj Vuçiçit: Po përdor COVID për shkeljen e të drejtave të njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 21 eurodeputetësh i dërguan një letër Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, në të cilën flasin për situatën “jashtëzakonisht të rëndë” në Serbi në lidhje me të drejtat kushtetuese dhe të njeriut.

Eurodeputetët shprehen se gjendja e jashtëzakonshme e imponuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç për të trajtuar pandeminë e koronavirusit është një masë “e rëndë dhe disproporcionuese” që kufizon të drejtat e njeriut, me sa duket jo për të parandaluar përhapjen e COVID-19, por për të penguar lirinë e shprehjes dhe lëvizjes së lirë.

“Rezultati i kësaj është që disa qytetarë janë arrestuar për shkelje të dispozitave të rrepta të kufirit, ndërsa arsyeja e vërtetë e arrestimeve të tyre ishte kritika ndaj politikave qeveritare”, thuhet në letër, ndërkohë që theksohet se qeveria serbe “dëshiron kontroll të plotë mbi shtypin, për të transmetuar vetëm informacione të filtruara, kryesisht të rreme dhe shpifje kundër Bashkimit Evropian “,  dhe se po përdor pretekste për të arrestuar gazetarët.

Deputetët e Parlamentit Evropian shprehen gjithashtu se vendosja e ushtrisë në spitale është “një masë e pajtueshme me një gjendje lufte, sesa me një pandemi” dhe shprehen të shqetësuar për faktin se “vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme ndodhi në mungesë të një seance parlamentare”.

Kjo është arsyeja pse grupi prej 21 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme parlamentare i kërkojnë Komisionerit të Zgjerimit të BE-së të bëjë një deklaratë të qartë për zhvillimet e brendshme “jashtëzakonisht serioze” dhe deklaratat kundër BE-së, si dhe ato që Brukseli mund të bëjë posaçërisht për t’u marrë me “masat ekstreme” të Qeverisë së Serbisë.

Në letër kërkohet edhe përcaktimi nga Komisioni i Zgjerimit mbi hapat penalizuese që do merren ndaj procesit integrues të Serbisë, në rast se qeveria atje vijon shkeljen e të drejtave të njeriut.

Të fundit

Armëpushimi nis mëngjesin e së dielës. Izraeli, sulme deri në minutën e fundit

Armëpushimi në Gaza do të nisë të dielën në 08 e 30, me orën lokale, ose 7 e 30...

Pija perfekte e mëngjesit, uji me kete frut pastron mëlçine dhe permireson tretjen

Një nga pijet më të famshme është uji me rrush të thatë. Pija me rrush të thatë mund të bëhet shpejt një zakon sepse...

Shqipëria, potencial për litium?

Për herë të parë vendi ynë do të ketë Udhërrëfyesin mbi Potencialin e Lëndëve të Para Kritike dhe Strategjike. Ky udhërrëfyes do të ofrojë një...

Ukraina ndërpret gazin rus, Orban: Europa po shkon drejt një krize energjetike.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë...

Trajneri i Dinamos: Statistikat nuk vlejnë ndaj Elbasanit, pres takim delikat

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në konferencë para ndeshjes ndaj Elbasanit. “Nuk do të thotë asgjë që e kemi mundur Elbasanin në dy ndeshjet...

Lajme të tjera

Web TV