Covid-19/ Luhatja e kurbës së të infektuarve, mjeku Kalo shpjegon situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka folur në lidhje me luhtajten e kurbës së të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, ku në disa ditë raportohen 7 raste dhe në ditën tjetër raportohen 24 raste.

Nga emisioni “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax Neës, mjeku deklaroi se “kurba dhëmbët e sharrës” është një karakteristike për evolucionin e kësaj pandemisë dhe se varacionet janë ditore.

“Kurba ‘dhëmbët e sharrës’ është karakteristikë për evolucionin e kësaj pandemie. Nëse ballafaqohemi me shifrat përtej Adriatikut, në Itali, mbas arritjes së një kulmi të zhvillmit të saj, në atë fazë të pandemisë, janë këto varacionet që mund të jenë ditore, deri sa të vijë dita që të fillojë të zbresë.”- u shpreh Kalo.

Ndërsa në vijim duke ju referuar masave që po lirohen gradualisht, Kalo nënvizoi se nëse respektohen kufizimet e vendosura dhe fillon gradualisht lëvizja, popullata do të ketë mundësi që të fitojë imunitet nga sëmundja.

“Dorën në zjarr nuk mund të vërë askush se mundet që virusi të ketë qenë disa ditë më parë në Shqipëri. Sëmundja ka një periudhë heshtje. Në Ëuhan thonin se ne kemi parë raste më të çuditshme që edhe pas 14 dirë pra pas 17 ditësh është shfaqur sëmundja. Mund të ketë një luhjatje të kësaj natyre ajo që kemi parë, shihet se pas javës së pestë të testimeve të para, të krijonë një ide më të qartë se ku po shkojmë. Ne e kemi kaluar këtë fazë, tashmë kemi një ide të qartë ku do të shkojmë.  Shtrëngimet janë të domosdoshme, sepse meqë përballemi me një smëundje që nuk ka vaksinë. Nuk kemi një mjekim specifik, por kemi mjekime që kanë qenë të efektshme në disa sëmundje të ngjashme dhe i adapatohen edhe efektit të këtij virusi.  Për këtë arsye për të zbutur pak evolucionin e sëmundjes që mos të ketë kulme të menjëhershme, ku numri i të sumërve e kapërcen mundësinë e spitalit, duke marrë masa të tilla këto të sëmurë do të vijnë gradualisht në spital.

Lexo edhe :  Alarmi nga fruthi/ Shtohen rastet në Shqipëri, ISHP: Vaksinimi ul përhapjen

Nëse respektohen masat, në kuptimin e ndërtimit të imunitetit gradual të popullatës të imunizohet sëmundja zhduket. Sëmundjet me vdekshmëri të lartë sic është Ebola, ato kanë kurba në zhvillmi të menjëhershmë, por kanë shtrirje më të shkurtër. Këto sëmundje siç është COVID shtrihen në kohë, dhe nuk kanë vdekshmëri të lartë. Grdualisht do të jetë një sëmundje që ne do të mësohemi të bashkëjetojmë. Njeri duhe të bashkëjetojë me virusin, në mënyrë që ne nga virusi të distancohemi nëpërmjet imunutetit.”- tha Kalo./Fjala.al/

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV