“Shqipërisë i duhet një numër më i madh testimesh. I duhet një strategji e re”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk mund të shuash zjarrin nëse nuk di ku është vatra. Ky është krahasimi që Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, bën për situatën ku ndodhet vendi në përballjen me koronavirusin. Kryeopozitari ka theksuar sot se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re për të dalë nga izolimi, por kjo nuk mund të arrihet me këtë numër të vogël testimesh që po kryhen.

“Shqipërisë i duhet një numër shumë më i madh testimesh. I duhet një strategji e re. Nuk mund të dalësh nga një zjarr i madh me sy të mbyllur dhe pa e ditur ku janë vatrat e zjarrit. Hapi i parë i planit të daljes nga situata është rritja e numrit të testimeve”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan dhe është e pamundur të kemi një plan me nivelin aktual të testimeve.

“Kjo përbën një pengesë për qeverinë që të hartojë një plan për daljen nga situata”, shtoi ai.

Basha tha se spekulimi që po bëhet do na kushtojë jetë, shëndet dhe ekonomi.

Të fundit

Ishin me pushime në Greqi, aksidentohen në mes të detit 6 shqiptarë

Tre persona u lënduan kur një varkë me shtatë pasagjerë u përplas në shkëmbinj në bregdetin e ishullit Diaporos...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh në kushte të rënda, pa...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e...

Lajme të tjera

Web TV