Numri i testeve, Shqipëria njësoj si mikro-shtetet e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testimi masiv nuk u përzgjodh nga Këshlli Teknik i mjekëve në Shqipëri si strategjia e nevojshme për t’u përballur me koronavirusin. E shumë ekspertë tani po kritikojnë pikërisht këtë veprim si shkakun kryesor përse, ndryshe nga shtetet e tjera të Evropës, në Shqipëri kurba e infektimeve nuk mund të lexohet për shkak të luhatjeve të rasteve të reja.

Statistikat tregojnë se për nga niveli i testeve, Shqipëria krahasohet me mikro-shtetet e Evropës që kanë nga 30 mijë deri në 600 mijë banorë.

4,827 testet e realizuara në Shqipërinë me 2 milion e gjysmë banorë janë më pak se 5,765 testet e realizuara në Ishujt Faroe me 48 mijë banorë.

Malta ka 493 mijë banorë, por deri më tani ka realizuar 21,164 teste, apo Luksemburgu që ka kryer 31,660 teste në popullsinë e tij prej 613 mijë banorë.

Në rajon, Shqipëria është vetëm mbi Malin e Zi sa i përket numrit total të testeve. Fqinji ynë verior që ka 631 mijë banorë ka realizuar 3,874 teste, ndërkohë që situata në vend paraqitet e normalizuar.

Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia kanë realizuar më shumë teste se Shqipëria dhe Mali i Zi./Fjala.al

Shtetet dhe territoret që kanë realizuar më pak teste në Evropë

  1. San Marino – 846 teste (33,785 banorë)
  2. Lihtenshtajn – 900 teste (38,557 banorë)
  3. Gjibraltar – 1,649 teste (33,718 banorë)
  4. Andorra – 1,673 teste (77,006 banorë)
  5. Isle of Man – 2,261 teste (84,077 banorë)
  6. Channel Islands – 3,320 teste (170,499 banorë)
  7. Mali i Zi – 3,874 teste (631,219 banorë)
  8. Shqipëria – 4,827 teste (2,845,955 banorë)
  9. Ishujt Faroe – 5,765 teste (48,497 banorë)
  10. Moldavia – 9,208 teste (2,681,735 banorë)
  11. Maqedonia e Veriut – 10,422 teste (2,077,132 banorë)
  12. Bosnje-Hercegovina – 14,743 teste (3,511,372 banorë)

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV