PD kthehet te i zoti/ Çupi: Berisha të pranojë që gjykata është e drejtë dhe e pavarur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha duhet të pranojë që ka drejtësi të drejtë e të pavarur dhe SPAK nuk është organizatë kriminale, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, që i dha atij vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PD me Berishën, nuk ka asnjë vlerë në politikë.

“Ose Berisha duhet të pranojë se vendimi i sotëm ishte vendimi i një gjykate të korruptuar, i një gjykate kriminale, një gjykate të lidhur me Edi Ramën dhe Edi Rama ia dha këtë vulë, ose duhet të pranojë se gjykata që i dha atij vendimit është gjykatë e drejtë, merr vendime të drejta dhe nëse e pranon këtë, duhet të pranojmë në një realitet që ai nuk e ndërtoi dot. Jetojmë në një realitet ku ka drejtësi, ku drejtësia po ngjall shpresë te njerëzit. Është i drejtë vendimi i izolimit, duhet të pranojë që SPAK nuk është organizatë kriminale, ditën, që mund të ndodhë, që prokuroria do t’i vërë prangat, ta çojë nga shtëpia në qeli. Ky problemi i bashkimit është prapambetje. PS e rinovon gjysmën e partisë.

Ndërsa në PD thuhet të bashkohemi me të vjetrit. Ky është efekti ndoshta më i vogli, por bashkimi i PD është thirrje për bashkim të disa njerëzve rreth e rrotull, nuk ka lidhje me bazën. Nëse do shikojmë Bashën poshtë zyrës së Berishës, është çështje morale. Janë gjysma e njëri-tjetrit. Ishte vendim pa vlerë politike dhe juridike. Rithemelimin nuk e pengoi vula. Atë nuk ka alibinë, por kjo nuk i shton gjë Berishës. PD ka një problem të madh, atë që ka. Ka marrëdhënie të shkatërruara  me publikun. Ka një raport të keq me historinë, me të kaluarën”, theksoi ai./    S.M

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV