test

Kurban Bajrami, Begaj: Reflektimi bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj është shprehur se Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.

Sipas kreut të shtetit, reflektimi i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.

“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë! Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime  duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”, shkruan Begaj në Facebook./kb

Të fundit

FOTO/ “Raketa” Nedim Bajrami, fantazisti kuqezi vendos një tjetër rekord në “Euro2024”

Nedim Bajrami do të kujtohet gjatë, jo vetëm për golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, por...

Shëndeti/ Ethet zhvillojnë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Arma e ardhshme kundër rezistencës ndaj antibiotikëve? Kontrolli i temperaturës: me një rritje të lehtë disa baktere zhvillojnë mutacione të rrezikshme. Modulimi i temperaturës së...

Protesta para Bashkisë Tiranë, Balliu: SPAK është kthyer në pastrim kimik!

Po mbahet protesta e thirrur nga Aleanca për Teatrin para Bashkisë Tiranë. Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, u shpreh se drejtësia në vend...

Momente paniku/ Balona ​​me 22 turistë, ngeci mes shkëmbinjve gjatë fluturimit

Një aksident ka ndodhur gjatë një fluturimi me balonë në Kapadokia të Turqisë. Balona, ​​me 22 turistë, ka ngecur mes shkëmbinjve. Fatmirësisht, askush nuk u...

6 vende ku dielli nuk perëndon dhe as nuk lind për muaj të tërë

Shqipëria është e bekuar për sa i përket ditëve me diell dhe stinëve të plota, por në botë ka vende ku dielli nuk perëndon...

Lajme të tjera

Web TV