test

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për zonën Schengen në Evropë, me një normë refuzimi 10% më të lartë se mesatarja globale. Këto praktika diskriminuese pengojnë tregtinë, biznesin dhe partneritetet arsimore, duke dëmtuar ekonomitë afrikane. Aplikantët shpesh duhet të dëshmojnë balancë të mjaftueshme bankare, qëllimin e vizitës dhe planin e kthimit në vendin e tyre.

Në Algjeri, vendi me normën më të lartë të refuzimeve në kontinent, mbi 392,000 aplikime u refuzuan në vitin 2022. Kjo ka çuar në kritika dhe akuzime për një “mafia vizash”.

Subkontraktori VFS Global është angazhuar nga autoritetet konsullore franceze për të menaxhuar procesin e aplikimit pas kritikave të shumta ndaj sistemit të mëparshëm. Përkundër kësaj, shumë algjerianë ende hasin sfida në marrjen e vizave, veçanërisht ata që kërkojnë mundësi ekonomike dhe arsimore në Francë, ku një pjesë e madhe e studentëve algjerianë nuk planifikojnë të kthehen pas përfundimit të studimeve.
Kjo çështje ka shkaktuar tensione politike mes vendeve. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune pritet të vizitojë Francën këtë vit për të diskutuar çështjet, përfshirë lehtësimin e tregtisë dhe biznesit mes dy vendeve. Ambasadori francez në Algjeri, Stephane Ramotet, ka theksuar rëndësinë e lehtësimit të vizave për algjerianët që duan të zhvillojnë biznes në Francë./kb

Të fundit

Skandali te Onkologjiku, zbardhet skema

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, trajtoi skandalin te spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa në pjesën...

Samiti i Këshillit Europian, Mitsotakis ndalet sërish te Beleri

Në një intervistë të shkurtër për mediat greke pas përfundimit të punimeve së Samitit të Këshillit Europian në Bruksel kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i...

Rrezatimi nga aparatura e kobaltit te Onkologjiku, ç’thuhet në dosjen hetimore

Në emisionin “Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, në News24 është trajtuar skandali te spitali Onkologjik në QSUT. Në pjesën e mëposhtme trajtohet aparatura e...

Lajmi që habiti fansat, ç’paralajmëroi Capital T?

Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë “Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e fansave. Sakaq, artisti i...

“E di që s’jam i ri, nuk flas aq mirë sa dikur”, Biden përballet me votuesit

Presidenti Joe Biden këmbënguli se ai ende mund të fitojë zgjedhjet në tubimin e tij të parë elektoral pas performancës së tij të dobët...

Lajme të tjera

Web TV